Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Medresete e vendit hapin dyert per 2000 nxenes

Starton viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar

Shkollat e arsimit parauniversitar, mes tyre edhe medresetë, kanë hapur dyert sot për të pritur mbi 560 mijë nxënës në shkallë vendi.

Me rastin e kësaj dite, në Medresenë e Tiranës kanë ardhur për të uruar për vitin e ri arsimor, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Arsimit z. Altin Shima. Fëmijët dhe prindërit i ka përshëndetur fillimisht drejtori i shkollës, z. Hiqmet Patozi. Pasi iu uroi nxënësve një vit të mbarë shkollor ai tha: “Sot ndezim motorët për vitin e ri shkollor. Vijmë në këtu për të shtuar njohuritë, por edhe për të forcuar dhe pasuruar edukatën dhe moralin tonë.”

Duke folur për emrin e mirë dhe traditën e pasur të Medresesë z. Patozi mes të tjerash theksoi se “medreseja e Tiranës renditet ndër shkollat më të mira të kryeqytetit, por jo vetëm. Nga viti në vit ajo ka korrur suksese të vazhdueshme, të cilat na motivojnë për punë dhe rezultate më të mira në të ardhmen.”

Ai iu drejtua sidomos nxënësve të cilët ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkolle duke iu thënë: “Keni fatin që jeni pranuar në këtë shkollë. Bëni përpjekjet e duhura për ta merituar emrin medresist. Justifikojeni besimin që kjo shkollë ju ka dhënë me punë dhe me rezultate.”

Një tjetër përshëndetje ka qenë ajo e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu. “Më lejoni t’ju përcjell përshëndetjet më të mira dhe më të sinqerta të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça dhe të gjithë besimtarëve myslimanë. Sot për ju është një ditë e shënuar. Ju vini në këtë fidanishte diturie për dy arsye; së pari për të marrë dijen fetare me të cilën ushqeni zemrat dhe, së dyti, për të marrë dijen e përgjithshme me të cilën ndriçoni mendjet”, tha z. Spahiu.

Duke cituar fjalën e Profetit Muhamed (a.s.) “Kush ndjek një rrugë përmes së cilës kërkon dituri, Allahu i lehtëson atij rrugën për në Xhenet”, z. Spahiu u shpreh: “Përgjegjësia juaj është e madhe, prandaj ju duhet punë, punë dhe vetëm punë me qëllim që të nderoni Islamin, emrin e kësaj shkolle dhe sigurisht prindërit tuaj që sakrifikojnë aq shumë për arsimimin dhe edukimin tuaj”.

Në Republikën e Shqipërisë aktualisht numërohen shtatë shkolla të mesme jopublike (medrese), në Tiranë, Cërrik, Shkodër, Durrës, Kavajë, Berat dhe Korçë. Që të gjitha janë të licencuara me vendim të Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shkollat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë arritur nivel të lartë dhe tashmë konkurrojnë me shkollat dhe kolegjet më prestigjioze të vendit. Rezultatet e tyre kanë bërë që ato të mos konsiderohen thjesht shkolla fetare të njëanshme, por shkolla që sintetizojnë më së miri ndriçimin e mendjes dhe shpirtit.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...