Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Personalitetet e larta te vendit urojne Bajramin e Ramazanit ne KMSH

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça priti sot (e martë-30 gusht) me rastin e Fitër Bajramit krerët e lartë të shtetit, liderët e komuniteteve fetare, përfaqësues të Trupit Diplomatik, të spektrit politik, si dhe njerëz të shquar të shoqërisë shqiptare.

Presidenti Topi ka uruar thellësisht Kryetarin H. Selim Muça dhe përmes tij të gjithë besimtarët në këtë ditë gëzimi e humanizmi. Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Presidenti Topi theksoi se, “në këto momente të gëzueshme e të lumtura për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo ndodhen, shpreh urimet e mia më të ngrohta e të përzemërta për ju dhe familjet tuaja që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë në harmoni, paqe e mirëkuptim me njëri-tjetrin, plot shëndet e mbarësi për të gjithë të afërmit e të dashurit tuaj!”

Nga selia e KMSH-së Presidenti Topi deklaroi: “Besimi dhe ndjenja e mirëkuptimit, tolerancës dhe harmonisë njerëzore janë mesazhet e shpresës që të gjithë besimtarët mund të përcjellim në këtë ditë të shënuar në kalendarin islam.”

Sa i përket xhamisë së re në Tiranë, kreu i shtetit u shpreh i bindur se ajo do të ndërtohet për të plotësuar nevojat e kohës dhe sipas tij, duhet të ndërtohet aty ku i takon.

Në selinë e Komunitetit Mysliman erdhi për të uruar edhe Kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij z. Berisha uroi besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe finalizimin me sukses të muajit Ramazan.

“Shfrytëzoj rastin t’i përcjell besimtarëve myslimanë gëzuar ditën e Bajramit, ditën e cila ka në themel sakrificën dhe përkushtimin ndaj Zotit, besimit, të mirës”, u shpreh z. Berisha.

Gjatë vizitës së tij në Komunitetin Mysliman z. Berisha ka shprehur mirënjohjen për liderët e besimeve në Shqipëri, veçanërisht për z. Muça dhe bashkëpunëtorët e tij, për punën e tyre të madhe në edukimin dhe formimin e njerëzve në përputhje me të vërtetat e besimit dhe për mesazhet e shkëlqyera që përcjellin në emër të paqes dhe harmonisë ndërmjet besimeve dhe në masat e gjera.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zv/kryeministri Edmond Haxhinasto dhe ministrat e kabinetit si ai i Financave z. Ridvan Bode, i Kulturës, z. Aldo Bumçi, i Energjitikës z. Nasip Naço, zv/ministrja e Arsimit znj. Nora Malaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani etj., morën pjesë në gëzimin e kësaj feste duke shprehur urimet e tyre më të përzemërta për institucionin dhe besimtarët.

Kisha Orthodhokse Autoqefale nëpërmjet At Andonit transmetoi urimet e festës së Bajramit të Madh. Përfaqësuesi i saj shprehu vlerësim për institucionin dhe konsideratë të lartë për sakrificën e besimtarëve në muajin e sinqeritetit dhe devotshmërisë.

Edhe kreu i Kishës Katolike Rrok Mirdita përcolli mesazhet e urimit me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Mesazhe të sinqerta e vëllazërore në kremtimin e kësaj dite përcollën edhe Kryegjyshi Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, si dhe drejtuesit e tarikateve Halvetij, Kaderij dhe Rifaij.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha në mesazhin e tij të urimit drejtuar kryetarit vlerësoi kontributin e myslimanëve në shoqërinë shqiptare dhe mes të tjerash premtoi se do të bëjë të pamundurën për të shpërblyer besimin e këtyre të fundit për ngritjen e xhamisë së re të Tiranës.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, në emër të qeverisë dhe popullit amerikan transmetoi urimet e festës dhe u lut për sukses e mbarësi për myslimanët dhe të gjithë shqiptarët.

Një urim të veçantë për myslimanët në këtë ditë të madhe ka bërë edhe Kryetari i Partisë Socialiste, z. Edi Rama.

Urime të përzemërta përcollën edhe përfaqësitë diplomatike të huaja dhe ato të vendeve myslimane të akredituara në Tiranë.

Në selinë e KMSH gjatë gjithë ditës kanë ardhur për të uruar grupe të shumtë besimtarësh, të cilët kanë dashur të gëzojnë dhe festojnë me drejtuesit e KMSH-së për arritjet e përbashkëta në shërbim të Zotit dhe me frymë të thellë vëllazërore ta falënderojnë Atë për ndihmën e Tij. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...