Kreu i Bashkise Tirane, Lulzim Basha, iftar ne Naten e Bajramit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha ka shtruar iftar me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit.
Në iftar kanë qenë të ftuar krerët e Komunitetit Mysliman dhe të komuniteteve të tjera fetare në vend, politikanë, intelektualë, artistë, përfaqësues të trupit diplomatik, si dhe besimtarë të qytetit të Tiranës.
Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha, ndërsa ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, është shprehur se “koha e Ramazanit është një orë reflektimi për të gjithë besimtarët dhe nata e sotme një mundësi për t’u bashkuar me miq e të afërm, në prag të Bajramit”.
Basha gjeti rastin të premtojë se do t’i përkushtohet përgatitjes së projektit dhe nisjes së punës për ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet, i cili do të realizohet në bashkëpunim, midis Bashkisë së Tiranës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.