Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Ambasadori i SHBA-se Arvizu iftar me KMSH


Ambasada Amerikane në Tiranë shtroi me 23 gusht 2011, një iftar për nder të Komunitetit Mysliman. Ambasadori Aleksandër Arvizu iu uroi ngrohtësisht mirëseardhjen Kryetarit H. Selim Muça dhe të ftuarve të tjerë, si dhe vlerësoi kontributin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri. Mes të tjerash z. Arvizu foli mbi aktivitetet e Presidentit Obama dhe Sekretares Klinton gjatë muajit Ramazan, i njohur ndryshe si muaj i paqes dhe i përuljes.

Gjatë iftarit midis të ftuarve pati diskutime të frytshme me një gamë të gjerë temash, përfshirë tolerancën fetare në Shqipëri, kontributin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në zhvillimin e shoqërisë shqiptare, ndikimin e komunitetit mysliman në Shtetet e Bashkuara dhe përpjekjet që SHBA-të me përfaqësuesit e saj bëjnë për të forcuar marrëdhëniet me vendet dhe popujt myslimanë.

Ndërkaq, Kryetari H. Selim Muça, pasi falënderoi Ambasadorin Arvizu për ftesën, mes të tjerash vlerësoi kontributin e madh që SHBA-të kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në dobi të shoqërisë shqiptare dhe progresin e vendit. Z. Muça u shpreh i bindur se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin të tjera dimensione në të ardhmen.

Iftari u mbyll me lutjen e z. Muça, në të cilën ai iu lut Zotit për ditë më të mira për njerëzimin dhe për më tepër paqe e harmoni në botë.

Në këtë tryezë morën pjesë edhe nënkryetari Bujar Spahiu, kancelari Ali Zaimi, drejtori i Marrëdhënieve me jashtë në KMSH, z. Astrit Zharri, myftinj, etj.

Haxhi Lika

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...