Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Krye parlamentarja Topalli, iftar me Komunitetin Mysliman

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, shtroi me dt. 17 gusht 2011, një iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Të ftuarit e znj. Topalli në rezidencën qeveritare ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, drejtues të KMSH-së, myftinj e imamë, përfaqësues të komuniteteve tradicionale fetare në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të Trupit Diplomatik dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Kryeparlamentarja Topalli iu drejtua të ftuarve me urimet më të përzemërta me rastin e këtij muaji të jashtëzakonshëm, duke shprehur në mënyrë të veçantë respektin dhe vlerësimin për sakrificat dhe adhurimet e tyre të kryera për hir të Zotit.

Nga ana e tij, Kryetari i KMSH-së, Haxhi Selim Muça ka falënderuar në emër të institucionit dhe besimtarëve znj. Topalli për iftarin e shtruar, duke theksuar se kjo tryezë është tregues i vlerësimit që shteti shqiptar ka ndaj institucioneve fetare për veprimtarinë dhe kontributin që ata japin në dobi individit dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që znj. Jozefina Topalli shtron iftar për myslimanët. Edhe këtë herë, duke vijuar traditën e mirë, ajo ka dashur të shprehë nderimin për gjithçka që bashkëqytetarët e saj kryejnë në emër të Zotit në këtë muaj mirësie e triumfi.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...