Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari H. Selim Muça pret Ambasadorin e Republikes se Turqise ne Tirane

Kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Haxhi Selim Muça priti sot me dt. 4 gusht 2011 në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan Ashan. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetari Muça vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy popujve tanë.

Duke e falënderuar kreun e KMSH-së, për pritjen e ngrohtë e miqësore, Ambasadori Ashan i përcolli z. Muça dhe të gjithë myslimanëve shqiptarë, urimet e përzemërta me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Nga ana e tij z. Muça e vlerësoi këtë vizitë si shenjë e kujdesit që Turqia ka për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sipas z. Muça, kontributi i shtetit turk është i gjithanshëm dhe sigurisht ky kontribut ka përfshirë edhe KMSH, duke ndihmuar që institucioni të tejkalojë shumë nga problemet që e kanë shoqëruar në këto vite tranzicioni. Asistenca që shteti turk dhe shoqata të ndryshme nga ky vend kanë ofruar për Komunitetin Mysliman përfshijnë një gamë të gjerë fushash. Ato kanë rezultuar tepër të frytshme dhe kanë i kanë shërbyer qëllimit të funksionimit të institucionit.

Ndërkohë, z. Shahin e ka siguruar z. Muça se ndihma e Turqisë do të vazhdojë të jetë e pranishme edhe në të ardhmen jo vetëm ndaj institucionit por edhe në interes të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë shqiptare.

Në përfundim të takimit, të dy personalitetet deklaruan me bindje se forcimi i miqësisë tradicionale do të vazhdojë të përbëjë përparësi për të dy vendet edhe në të ardhmen.

Në takimin me diplomatin turk morën pjesë dy nënkryetarët e KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga si dhe kancelari z. Ali Zaimi.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...