
Me rastin e Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë iftare për grupe të ndryshme të shoqërisë shqiptare, me qëllim që sofra e Iftarit të shërbejë për vëllazërimin, bashkimin dhe solidaritetin me të gjithë shoqërinë.
Me këtë rast inkurajojmë të gjithë njerëzit, që sipas mundësive të tyre financiare të kontribuojnë për të mbështetur këtë aktivitet.
Iftari për një person ka vlerën 1000 lekë.
Nr. Llogarisë Bankare ku mund të kontribuoni: BKT 110000709, IBAN: AL14 2051 1014 0007 09CL TJCL ALL0 (lekë); IBAN: AL85 2051 1014 0007 09CL TJCF USDA (dollarë); IBAN: AL41 2051 1014 0007 09CL TJCF (euro).
Ata që kanë lokale apo dhe duan të shtrojnë iftare në këto ambiente lutemi të na kontaktojnë në zyrat e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ose në nr. Tel. 0695264440.

