Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Mbahet konferenca “Media dhe Feja”- KMSH vlereson themeluesit e “Drita Islame”

media_dhe_feja
Me rastin e 20 vjetorit të gazetës “Drita Islame”, paraditen e sotme (18 Shkurt 2012) u mbajt në Tiranë konferenca me temë: “Media dhe Feja”. Në këtë veprimtari organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Hotel Tirana International, morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë, drejtues të komuniteteve fetare, të Komitetit Shtetëror për Kultet, personalitete nga fusha e artit, kulturës, arsimit dhe medias, myftinj, besimtarë, si dhe plot miq e të ftuar nga trevat shqiptare.

Konferenca nisi me shfaqjen e dokumentarit “Një shekull në shërbim të kombit”, në të cilin pasqyrohej roli dhe veprimtaria e Komunitetit Mysliman në këto 20 vite. Në dokumentar gjithashtu theksohej rëndësia që KMSH i ka dhënë arsimit përmes hapjes së medreseve në të gjithë vendin, si institucione me ndikim themelor në formimin edukativ, kulturor, social e fetar të nxënësve. Gjithashtu dokumentari i bëri një pasqyrim lindjes dhe rrugëtimit të gazetës “Drita Islame”, organ zyrtar i Institucionit dhe një emër me ndikim në median e shkruar islame në këto 20 vite.

mediadhefeja_7

Aktivitetin e përshëndeti kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça. Në rolin e mikpritësit z. Muça falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në këtë event të rëndësishëm e të dobishëm.

Në fjalën e tij z. Muça e cilësoi “Drita Islame” prijatare të shtypit islam në Shqipëri, duke evidentuar ndikimin e saj në zgjimin e vetëdijes fetare dhe dobinë në pasurimin e horizontit fetar e kulturor të shqiptarëve myslimanë. Duke cituar ajetin e parë të Kuranit, i cili fillon me fjalët “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi gjithçka”, z. Muça theksoi se ishte kjo porosi hyjnore që frymëzoi themeluesit e Komunitetit Mysliman që të hapnin këtë organ mediatik në 1992, duke pasur si qëllim t’i paraqisnin shoqërisë shqiptare, parimet dhe vlerat e patjetërsueshme të fesë, që ishin lënë në harresë për gati gjysmë shekulli.

“Sot, pas dy dekadash, “Drita Islame” hap një tjetër vizion, një tjetër këndvështrim, një tjetër dritare të re të mendimit të myslimanëve të këtij vendi, madje të mbarë shoqërisë shqiptare. Prandaj, në këtë ditë uroj që kjo dritë e pashuar, “Drita Islame” të jetë rrezja e diellit, dritë mbi çdo dritë; që ndriçon zemrat, shpirtrat, mendjet, gjykimet, arsyetimet dhe hapat që hedh çdokush nga ne drejt të nesërmes së ndritur. Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qoftë sihariqi i madh për çdo zemër e çdo shpirt që dëshiron, lutet dhe përkushtohet ndaj të tjerëve për të ardhmen e pafundme”, deklaroi kreu i KMSH-së.

IMG_2995

Drejtori i Medias në KMSH, njëherësh kryeredaktori i “Drita Islame”, z. Agron Hoxha, i cili mori fjalën më pas, bëri një pasqyrë përmbledhëse të “jetës” së gazetës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si të suksesshëm dhe investimin e saj të shumëfishuar.

“Drita Islame qysh në numrin e saj të parë qe një ngjarje e shënuar për publicistikën islame shqiptare si vazhduese e denjë e revistave “ Zani i Naltë” e “Kultura Islame”. Në faqet e saj janë botuar materiale të shumta e me tematikë të larmishme, si studime, analiza, portrete, çështje fetare e edukative, diskutime, reportazhe e kronika, përmes të cilave shpalosen vlera për edukimin shpirtëror islam për dashuri e përgjegjësi kombëtare dhe për tolerancë ndërfetare. Në të janë publikuar artikuj për personalitetet e shquara fetare, arsimore e kulturore që me jetën e tyre kanë krijuar frymë epokale, kanë përfaqësuar me autoritet, aftësi e përkushtim traditat më të mira të vlerave intelektuale islame jo vetëm për vendin, por edhe në nivel ndërkombëtar. Numri i studiuesve, bashkëpunëtorëve dhe i veprimtarive ka qenë në rritje, tematika e materialeve e gjerë dhe e larmishme, ndërsa gjinia e ndryshme, cilësia e lartë dhe e vlerësuar”, u shpreh midis të tjerash z. Hoxha.

Konferencën e përshëndeti me fjalën e tij edhe kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Rasim Hasanaj. Duke i uruar Komunitetit Mysliman dhe stafit të gazetës “Drita Islame” gëzuar 20 vjetorin, ai vlerësoi kontributin e dhënë prej saj në dobi të besimtarëve myslimanë dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

mediadhefeja_8

Konferenca vijoi me seancën e dytë nën drejtimin e moderatorit Ramadan Çipuri me kumtesat e mbajtura nga gazetarët dhe analistët Lutfi Dervishi, Agron Tufa, Agim Baçi si dhe teologu Gazmend Aga (N/Kryetar i KMSH-së).

Në kumtesat e tyre u trajtuan çështje si: Ndikimi i medias në ndjenjën fetare, besimin, bamirësinë, tolerancën; keqpërdorimi i fesë në media; transparenca fetare dhe transparenca e medias në çështjet fetare; kualifikimi i gazetarëve për çështje të besimeve fetare; promovimi në media i aktiviteteve të komuniteteve fetare; vendi i komuniteteve fetare dhe kontributi i tyre në shoqëri, etj.

mediadhefeja_15

Nga mendimet dhe idetë që u parashtruan në këtë konferencë doli si konkluzion se roli i fesë mbetet i veçantë dhe me ndikim në jetën e individit dhe shoqërisë. Këtë rol, siç u shpreh njëri nga të pranishmit, nuk mund ta përmbushë askush tjetër veç njerëzve të fesë. Po sipas intelektualëve të pranishëm në panel media nuk po e luan si duhet rolin e saj për pasqyrimin e temave fetare, siç pohoi edhe analisti i njohur Lutfi Dervishi.

“Media jonë nuk ka staf të kualifikuar për trajtimin e këtyre temave e për pasojë jo në pak raste lindin keqkuptime e keqinformime”, nënvizoi ai.

mediadhefeja_17

Gjatë konferencës u shpërndanë çmimet e Mirënjohjes për themeluesit dhe drejtuesit e gazetës në hapat e saj të parë. Me çmime u vlerësuan kryeredaktori i parë, z. Ismail Muçej, për kontribut në themelimin dhe drejtimin e saj, si dhe redaktorët: Ali Hoxha, Shaban Vani, Nasuf Dizdari dhe Faik Kacollja, për punën dhe përpjekjet e tyre të dobishme në rritjen cilësore dhe profesionale të gazetës. Me çmim u nderua edhe z. Ervin Hatibi, kryeredaktor i gazetës në vitet 2000-2003, për kontributin e dhënë në transformimin dhe lartësimin e emrit të saj.

Në fund për pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie u dhurua numri i dytë i revistës “Drita Islame” dhe u organizua një koktej.

mediadhefeja_23

mediadhefeja_24

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...