
Në medresenë e Tiranës u zhvillua programi i “Dita e Kur’anit Kerim”. Ky program u zhvillua enkas për nxënësit fillestar të cilët këtë vit sapo kanë mësuar të lexojnë fjalën e Allahut.
Në këtë program morën pjesë përfaqësues nga Komuniteti Mysliman, pedagogë nga universiteti Bedër, prindër, mësues, etj. Qëllimi i këtij programi është njohja e njerëzve me fjalën e Allahut (xh.sh.) dhe ripërtëritjes së dëshirës për ta lexuar sa më shumë atë.
Në vazhdim të programit u përcollën mesazhe domethënëse për Librin e Shenjtë. “Kur’ani është këshillë e mbushur plot mençuri.”
“Ai është gjykatësi që e ndan të vërtetën nga gënjeshtra”; “Ai është rruga më e drejtë. Kush flet duke iu mbështetur atij, gjen rrugën e drejtë”; “Kush vepron sipas tij, shpërblehet; kush gjykon me të, gjykon me drejtësi”, ishin këto disa nga mesazhet e përcjella nga profesorë e të pranishëm të tjerë.
Si çdo vit, programi u mbyll me shpërndarjen e Kur’anit si dhuratë për nxënësit .
“Me i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin për vete dhe ua mëson atë të tjerëve.” (Hadith)
/Drita Islame/


