Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Java e teknologjise ne Medresene e Cerrikut

java-teknologjise-1

Java e teknologjisë në Medresenë e Cërrikut i dha mundësinë klasave të 10-ta, të provonin aftësitë e tyre në një konkurs në lidhje me kompjuterët, ku pati një nivel të lartë përgatitor të nxënësve dhe me një konkurrencë shume të fortë.

Vetëm pas 15 pyetjeve të konsumuara gjatë konkursit u arrit të mësohej fituesi i tij. Ishte klasa e 10/A e cila me një numër të madh pikesh arriti të marrë fitoren.

Gjatë programit u shfaqen për nxënësit e dhe video të ndryshme në lidhje me krijimin e teknologjisë dhe teknologjinë që ka ardhur deri në ditët e sotme. Videot u ndoqën me interes të madh nga nxënësit e pranishëm të cilëve ju përcoll një mesazh i rëndësishëm në lidhje me teknologjinë dhe përdorimin e saj.

Në fillim të programit u bë edhe një demonstrim se si të formatohet një kompjuter me programin ‘’WINDOWS 7’’. Nxënësit morën idenë kryesore me anë të shembullit të paraqitur me video projektor.

Një risi tjetër e programit të organizuar ishte edhe konkursi për foton më të bukur të modifikuar me photoshop. Krijimet dhe prurjet e nxënësve ishin nga me kreativet dhe interesantet.

Fotot u paraqiten përpara të gjithëve dhe juria e përberë nga 5 mësues me anë të gjykimit dhe votimit personal shpallën edhe fotografinë fituese.

Skuadrës fituese dhe nxënësit me foton e modifikuar më të mirë ju dhanë dhurata simbolike si shprehje e mirënjohjes për përkushtimin dhe nivelin e paraqitur në konkurs.

 Blerand Ismaili /Drita Islame/

java-teknologjise-3

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...