Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Seminar trajnues me imamet e Fierit, Lushnjes dhe Beratit

seminar

Vazhdon organizimi i seminareve për trajnimin e imamëve në Shqipëri. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadër të trajtimit të predikueseve të fesë islame, organizoi sot një seminar me imamët e rrethit të Fierit, Lushnjës dhe Beratit.

Drejtori i Burimeve Njerëzore, Dorian Demetja falënderoi imamët pjesëmarrës duke i uruar dhe falënderuar për punën e bërë në shërbim të fesë islame. Më pas ai foli për rëndësinë e përfaqësimit dhe predikimit të mesazhit Islam. Z. Demetja theksoi se detyra më e madhe që la profeti Muhammed (a.s) është predikimi. “Ne të ngarkuar me këtë detyrë, në pozicionin që kemi duhet ta kryejmë sa më të plotë atë”.

Gjithashtu Dorian Demetja nënvizoi se duhet t’i duam krijesat për hir të Krijuesit dhe se qëllimi kryesor i besimtarit nuk është të heshtë, por t’u fitojë zemrat njerëzve dhe t’u përcjellë mesazhin  e Islamit.

seminar_1

Në fjalën e tij z. Demetja u theksoi se njeriu nuk duhet të trembet përballë vështirësive dhe sfidave pasi “edhe profeti i mëshirës është torturuar, munduar dhe fyer shumë gjatë kryerjes së kësaj detyre të shenjtë. Atij i kanë ofruar pasuri, post dhe gruan më të bukur, që të heqë dorë dhe të gjithë e dimë përgjigjen e tij i cili në mënyrë kategorike nuk pranoi”.

Më pas z. Demetja u kujtoi të pranishmëve vuajtjet dhe sprovat e profetit Muhamed në përcjelljen e mesazhit të Zotit duke nënvizuar se ai kurrë nuk u dorëzua.

seminar_7

Ndërsa, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Buja Spahiu foli rreth metodave të predikimit të mesazhit Islam, ku nënvizoi se predikimi duhet të jetë misioni dhe synimi i çdo besimtari. Ai veçoi disa nga veçoritë që duhet të ketë predikuesi (personi) si : Parimi dhe sinqeriteti, besimi te kauza, jetesa shembullore dhe morali i bukur, njeriu i besueshme, aftësimi i vazhdueshëm i vetes dhe durimi.

Z. Spahiu tha se kushdo që i ka këto apo kush përpiqet t’i arrijë ato do ta ketë shumë më të lehtë të përhapë mesazhin islam.

seminar_2

Por sipas z. Spahiu që të përcillet sa më saktë dhe pa keqkuptime mesazhi i islamit është e rëndësishme që të njihen dhe të zbatohen disa veçori të predikimit. Në këtë seminar trajnues nënkryetari Spahiu u kujtoi imamëve të pranishëm se veçoritë e predikimit (ligjërimit) janë:

  1. Të flitet pak dhe me rrënjë
  2. Të flitet butë dhe në mënyrë të ekuilibruar
  3. Të mos përmenden emra konkretë
  4. Të tregohet respekti për zakonet dhe traditat
  5. Jo vështirësi por lehtësim
  6. Duhet përgëzuar dhe jo neveritur.

Në vazhdim z. Spahiu theksoi gjithashtu se predikuesi (imami) duhet të ketë kujdes në disa gjëra specifike si: Veshmbathja, zëri dhe shqiptimi, gjestet dhe mimika, kontrolli i brendshëm dhe i jashtëm.

Një tjetër element shumë i rëndësishëm gjatë predikimit të cilën e përmendi z. Spahiu ishte edhe hytbeja dhe vaaaza. Ai tha se predikuesi (imami) duhet të zgjedhe me kujdes temën për hytbe dhe vaaz. Nënkryetari Spahiu tha se hytbeja apo vaaza duhet të ketë një hyrje tërheqëse (ngjarje të dëgjuar ose të parë), zhvillimi i temës  duke patur parasysh vendin kohën, kushtet dhe rrethanat, fjali të shkurtra dhe të kuptueshme si dhe në fund një përmbledhje e shkurtër më pikat më të rëndësishme.

Në këtë seminar trajnues ishte edhe drejtori i Arsimit pranë KMSH-së z. Altin Shima i cili në fjalën e tij foli për funksionimin e institucionit fetar dhe roli i imamit.

Z. Shima tha se duhet ndjekur dhe respektuar hierarkia dhe rëndësia e institucionit përmes njohjes së eprorit dhe zbatimit të urdhrit të tij, marrjes së lejes nga myftiu për çdo rast të nevojshëm dhe sigurimi i imamit për vaktet e namazit.

seminar_3

Më tej z. Shima sqaroi se cilat janë detyrat e imamit. Ndër detyrat kryesore që Shima përmendi ishin: drejtimi i faljes së pesë kohëve të namazit ( xhumasë, Bajrameve. Xhenazes dhe Teravive, dhënia e mësimit të Kuranit e predikimeve brenda në xhami për personat e autorizuar nga Myftiu dhe ardhja në xhami më herët se xhemati.

Një tjetër pikë e rëndësishme ku u ndal z. Shima ishte edhe marrëdhënia imam-xhemat. Sipas tij detyra e imamit është detyre profetike dhe marrëdhënia e tij me xhematin duhet të shtrihet edhe jashtë xhamisë. Gjithashtu në këtë kontekst Shima nënvizoi se imami është përgjegjës për zbatimin e rregullores në xhami dhe se imami duhet të edukojë xhematin përmes shembullit të tij vetjak në sjellje dhe qëndrim të sinqertë.

seminar_5

Gjithashtu drejtori i Arsimit Altin Shima foli edhe për marrëdhëniet me institucionet e tjera (qeveria lokale, kryetarët e komunave dhe funksionarë të tjerë) dhe marrëdhëniet me komunitetet e tjera jo islame, marrëdhënie që sipas tij janë mjaft të rëndësishme.

Më pas imamët e rrethit të Lushnjës, Fierit dhe Beratit, zhvilluan një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ku u njohën nga afër me ambientet e punës së institucionit më të lartë fetar në vend.

seminar_4

Gjatë qëndrimit në kryeqytet ata do të zhvillojnë edhe një vizitë në universitetin Bedër (Hëna e Plotë).

Ndërkohë që këto seminare do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim me imamë të tjerë të rretheve të tjera të vendit.

/Drita Islame/

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...