Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Seminar trajnues me imamet e Kukesit dhe Malesise se Madhe

seminaritrajnues

Organizohen seminare trajnimi për imamët e myftinive të ndryshme të Shqipërisë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në kuadër të trajtimit të predikueseve të fesë islame, organizoi ditën e hënë me dt. 26.12.2011 një seminar me imamët e Myftinive Kukës dhe Malësi e Madhe.

Rëndësia e predikimit dhe përcjellja e mesazhit islam, metodat e predikimit dhe funksionimi i institucioneve fetare dhe roli i imamëve, ishin temat kryesore që u trajtuan gjatë seminarit me imamët e veriut të vendit.

Fjalën hapëse e mbajti drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, z. Dorian Demetja, i cili falënderoi imamët për praninë e tyre dhe më pas foli për rëndësinë e predikimit dhe përcjelljen e mesazhit të fesë islame.

seminartrajnues_1

Ai nënvizoi se detyra e besimtarëve myslimanë dhe sidomos drejtuesve fetarë (imamëve) është që t’i shërbejnë Islamit në mënyrën sa më të mirë të mundshme. “Çdo moment, çdo çast duhet ta shfrytëzojmë në përcjelljen e mesazhit të fesë islame sepse kështu kemi realizuar detyrën duke fituar kënaqësinë e Allahut”, tha z. Demetja.

Mënyra më e mirë për të përcjellë mesazhin e islamit- vazhdoi ai, është afrimi i njerëzve me butësi “më parë duhet t’i fitojmë zemrën njerëzve sepse vetëm kështu do të mund ta përcillnim mesazhin ashtu siç duhet.”

Më tej drejtori i Burimeve Njerëzore z. Demetja bëri një analogji me mënyrën e predikimit të profetit Muhamed (a.s.) duke thënë se “gjithë njerëzimi duhet të ndjekë shembullin e tij, pasi ai është shembulli unik i të gjitha kohërave”.

seminartrajnues_3

Ndërkohë nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu foli për metodat e predikimit. Ai theksoi se predikuesi duhet të jetë i pajisur me disa cilësi të veçanta njerëzore duke u bërë shembull për të tjerët.

Ndër veçoritë që duhet të ketë predikuesi, por edhe të gjithë besimtarët, sipas z. Spahiu janë: sinqeriteti, morali i bukur, dashuria për virtytin dhe të moralshmen, besueshmëria dhe durimi, etj.

Nënkryetari Spahiu iu drejtua të pranishmëve duke thënë se rruga jonë është sa e bukur aq edhe vështirë. “Është e bukur sepse misioni ynë është të përhapim masazhin dhe fenë e Krijuesit të gjithësisë, por është e vështirë kur ne nuk e përcjellim atë si duhet”

Z. Spahiu shtoi më tej se mesazhi islam duhet përcjellë me sinqeritet duke u bazuar në Kuran dhe në hadithet e profetit Muhamed (a.s.).

“Kauza jonë është shumë e madhe. Ne duhet t’i tregojmë shoqërisë vlerat dhe moralin e lartë të fesë islame, sidomos të rinjve. Dhe për këtë kauzë duhet përkushtim, durim dhe sinqeritet”, tha z. Spahiu.

Një tjetër pike e rëndësishme e prekur nga z. Spahiu ishte edhe mënyra e predikimit e mbajtjes së ligjëratave. Sipas tij ligjëratat duhet të jenë të hapura, të shkurtra dhe të kuptueshme dhe jo të gjata e të bezdisshme.

seminartrajnues_4

Në përfundim drejtori i Arsimit pranë KMSH-së Altin Shima foli rreth funksionimit të institucioneve fetare dhe rolin e imamëve. Ndër të tjera z. Shima theksoi se roli i imamit (drejtuesit) është kryesor në përhapjen e mesazhit islam si dhe në funksionimin e institucioneve fetare në vend.

Z. Shima theksoi më tej se detyra e imamit është një detyrë profetike dhe marrëdhënia e tij më xhematin shtrihet edhe jashtë ambienteve të xhamive duke ndjekur shembullin e profetit Muhamed (a.s).Gjithashtu drejtori i arsimit vuri në dukje se drejtuesi (imami) është përgjegjës kryesor për zbatimin e rregullores në xhami.

Ashtu si edhe dy zyrtarët e tjerë edhe z. Shima nënvizoi rolin e imamit si shembull vetjak në sjellje dhe qëndrim  të sinqertë për sa i përket edukimit të xhematit.

Seminari u mbajt në sallën e konferencave në Medresenë e Tiranës, ndërkohë që nesër imamët e dy rretheve të veriut të Shqipërisë pritet të vizitojnë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë si ambientet e medresesë së Tiranës. Gjatë qëndrimit në kryeqytet ata do të zhvillojnë edhe një vizitë në universitetin Bedër (Hëna e Plotë).

/Drita Islame/

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...