Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Keshilli Bashkiak Shkoder dekorime dhe tituj nderi Medresese “H. Sheh Shamia” Shkoder

 

IMG_1621

Ditën e hënë, më 12 dhjetor 2011, në teatrin “Migjeni” është zhvilluar ceremonia solemne me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”.

Gjatë këtij aktiviteti janë përkujtuar mësuesit e parë të shkollës, drejtuesit dhe mbështetësit e saj në këtë rrugëtim 20 vjeçar.

Me propozim të Myftinisë Shkodër, Këshilli i Bashkisë Shkodër ka vlerësuar me titullin: “Mirënjohja e Qytetit”, katër drejtorët e kësaj medreseje, si dhe grupin e 20 mësuesve të parë që dhanë mësim në këtë medrese:

1. Ahmet Osja, me motivacionin: “Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në vitet 1991-1995. Për kontributin e dhënë në rimëkëmbjen e Medresesë së Shkodrës në vitet e para të saj. Për përpjekjet në rrugën e forcimit të kësaj shkolle, ruajtjen e traditave kombëtare e fetare dhe nxitjen e përparimit shkencor”.

2. Islam Dizdari, me motivacionin: “Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në vitet 1995-1999. Për kontributin e dhënë në forcimin e procesit mësimor dhe edukativ, nxitjen e frymës krijuese ndër nxënës dhe arritjet e larta në nivel lokal”.

3. Hiqmet Bekteshi, me motivacionin: “Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” në vitet 1999-2005. Për kontributin e dhënë në ruajtjen e ecurisë pozitive të Medresesë dhe nxënësve të saj. Për organizimin e aktiviteteve të shumta shkollore në dobi të komunitetit, me qëllim ruajtjen dhe forcimin e frymës së harmonisë qytetare në Shkodër dhe përtej saj”.

4. Kujtim Dervishi, me motivacionin: “Drejtor i Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” nga viti 2005 e në vijim. Për kontributin e madh në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe arritjen e rezultateve të larta të medresistëve në rang lokal dhe kombëtar. Për afirmimin e Medresesë në rangun e gjimnazeve më elitare në Shkodër dhe përtej saj”.

5. Grupi i mësuesve nismëtar për hapjen e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia”, me motivacionin: “Për kontributin e madh në rimëkëmbjen e Medresesë së parë në Shkodër pas rënies së komunizmit. Për vlerat e larta qytetare, në përpjekjen e dëshmuar në kontributin e vazhdueshëm për imazhin e lartë të Medresesë. Për kontributin e madh vullnetar në zhvillimin e proceseve mësimore me një cilësi të dëshmuar dhe më një përkushtim qytetar e plot besim”.

Në të njëjtën ditë, me rastin e këtij përvjetori jubilar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dekoruar Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” me çmimin “Pishtar i dijes dhe arsimit islam”. Ndërkohë, me propozim të kryetarit të KMSH-së, H. Selim Muça, Presidenti i Republikës z. Bamir Topi e ka dekoruar Medresenë "Haxhi Sheh Shamia" me Urdhërin "Naim Frashëri" i Artë. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...