Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Myftiu i Zones Shkoder, vizite zyrtare ne Turqi

vizita_ne_Turqi_5

Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari ka zhvilluar një vizitë zyrtare tre ditore në Turqi me ftesë të Myftiut të Iskenderunit, H. Hamdi Kavillioğlu. Gjatë kësaj vizite, Myftiu shoqërohej nga Atashehu për Çështjet Fetare në Ambasadën Turke në Tiranë, z. Shaban Ishlek.

Gjatë vizitës në Turqi, Myftiu i Shkodrës është takuar fillimisht me Myftiun e Zonës Hatay, H. Mustafa Sinanoğlu, me të cilin ka zhvilluar një bashkëbisedim të ngrohtë dhe ka diskutuar mbi rrugët e bashkëpunimit dypalësh. Nga ana e tij, Myftiu i Hatay-it, e ka falënderuar Myftiun e Shkodrës për vizitën, duke theksuar se ka ardhur koha, kur më shumë se kurrë duhet që institucionet islame në botë të bashkëpunojnë dhe të rrisin nivelin e komunikimit të ndërsjelltë për të mirën e tyre dhe të fesë islame.

Gjatë qëndrimit në Hatay (Antakia), Myftiu ka vizituar edhe xhaminë historike “Habib-i Neccar”, ku janë varrosur tre nga sahabët e hz. Isait (a.s), të cilët erdhën në këtë zonë për të përhapur mesazhin e pastër të Njësimit të All-llahut dhe dërgesën profetike të hz. Isait (a.s). I shoqëruar edhe nga Myftiu i Iskenderunit, Myftiu ka vizituar varret e tre apostujve të nderuar, si dhe ka dëgjuar me vëmendje shpjegimin e historisë së tyre.

Ndërkohë, ditën e enjte, më 8 dhjetor 2011, Myftiu ka marrë pjesë në sofrën e mëngjesit, që është shtruar për nder të tij nga Myftiu i Iskenderunit, në shtëpinë e tij. Aty ishin ftuar edhe myftilerë dhe drejtues të lartë fetarë të zonës.

Më pas vizita ka vijuar në zyrën e Myftiut H. Hamdi Kavillioğlu, ku është diskutuar rreth bashkëpunimit të dy myftinive të binjakëzuara. Me këtë rast, Myftinia e Iskenderunit ka marrë përsipër të ndërtojë një xhami të madhe në zonën e Shkodrës, lajm i cili është pritur me shumë gëzim nga Myftiu i Shkodrës.

Kënaqësinë e kësaj vizite dhe vlerën e bashkëpunimit në mes të muslimanëve, Myftiu i Shkodrës e ka shprehur qartas edhe në bashkëbisedimin e zhvilluar nga televizioni lokal i Iskenderunit “Güney Tv”, ku merrnin pjesë edhe Myftiu i Iskenderunit dhe Atashehu Shaban Ishlek. Gjatë intervistës, Myftiu i Shkodrës ka theksuar se shqiptarët janë përballur me një diktaturë të egër komuniste, që shkatërroi xhamitë, persekutoi dhe burgosi hoxhallarët, dogji dhe sekuestroi bibliotekat e tyre, por që nuk arriti ta zbrazë shpirtin e shqiptarëve nga besimi në All-llahun dhe në të dërguarin e Tij, hz. Muhammedin (a.s). Ai ka falënderuar njëkohësisht përkrahjen e madhe që ka dhënë Dijaneti i Turqisë dhe vakëfet e ndryshme të këtij vendi mik, në rimëkëmbjen e fesë islame dhe aktivitetin e saj në Shqipëri në 20 vitet e fundit.

Gjatë qëndrimit në Iskenderun, Myftiut Imam Muhamed Sytari i është rezervuar një takim edhe nga nën/prefektit Iskenderunit, z. Ali Ihsan Su, me të cilin ka zhvilluar një bashkëbisedim shumë të ngrohtë e dashamirë.

Po këtë ditë, Myftiu i Shkodrës ka mbajtur një fjalë emocionuese, në sallën e madhe të Universitetit “Mustafa Kemal”, ku ishin grumbulluar qindra besimtarë, për të marrë pjesë në një aktivitet të Myftinisë së Iskenderunit, me rastin e diplomimit të tetë hafizeve të reja të Kur’anit në këtë zonë. Në fjalën e tij, Myftiu ka theksuar se e përbashkëta e dy popujve tanë është fakti i të qenurit muslimanë dhe bashkëpunimi i sinqertë e vëllazëror ndër shekuj. Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar se: “Kur Turqia është mirë, i gjithë ymeti islam është mirë!” Gjatë fjalës së tij, Myftiu është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet e shumta të pranishëmve në sallë.

Myftiu i Shkodrës ka drejtuar edhe namazin e akshamit në një nga xhamitë kryesore të Iskenderunit, ku ka marrë edhe urimet dhe përshëndetjet e përzemërta të besimtarëve dhe drejtuesve fetarë të qytetit bregdetar turk.

Vizita e Myftiut ka vijuar me takime të tjera me drejtues fetarë, myftilerë dhe imamë të zonës së Hatay-it, me të cilët ka këmbyer mendime dhe ide të shumta, si dhe ka prezantuar një pjesë të aktivitetit fetar, kulturor dhe human të Myftinisë Shkodër.

Ndërkohë, ditën e xhuma, më 9 dhjetor 2011, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka përfunduar vizitën e tij në Turqi. Në aeroportin e Adanasë, ai është përcjellë nga Myftiu i Iskenderunit, të cilin e ka ftuar për vizitë në Shkodër me rastin e gurthemelit të xhamisë së re.

Pas kthimit në Shkodër, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka dhënë përshtypjet e para të kësaj vizite, të cilën e ka konsideruar shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për Myftininë e Shkodrës dhe aktivitetin e saj.

 vizita_ne_Turqi_2

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...