Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Drejtues te KMSH-se vizitojne diasporen e Zvicres

Një delegacion i përbërë prej nënkryetarit të KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe kancelarit Ali Zaimi zhvilluan një vizitë dy ditore në Zvicër ku janë takuar me përfaqësues të ndryshëm të komunitetit shqiptar, me qëllim për t’u njohur nga afër me jetën dhe veprimtarinë e myslimanëve dhe shqiptarëve në Zvicër.

Një vend të rëndësishëm në këtë vizitë zunë takimet në disa xhami siç ishin: Xhamia e Bardhë në Aarburg, e Langenthalit, e Reinach Ag etj, ku delegacionit shqiptar iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore.

Në fjalën e mbajtur përpara xhematit të këtyre xhamive, nënkryetari Spahiu inkurajoi besimtarët myslimanë shqiptarë për t’u integruar e jetuar në harmoni të plotë me të gjithë qytetarët zviceranë, duke pasqyruar me fjalët, sjelljet dhe veprat e tyre bukuritë e besimit, vlerat e kulturës dhe traditës së pastër islame.

zvicer02

Ndërsa kancelari Ali Zaimi pasi i njohu të pranishmit dhe komunitetin shqiptar me aktivitetin dhe veprimtarinë e KMSH në këto dy dekada, vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e tyre në promovimin dhe ruajtjen e traditës fetare dhe kombëtare.

Në Xhaminë e Aarburgut, imami i saj, z. Nehat Ismaili i njohu miqtë nga Shqipëria me përpjekjet e shqiptarëve për organizimin dhe mbajtjen gjallë të vlerave islame si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis tyre.

Në këtë xhami tërheqëse të hapur me investimet e vetë xhematit bie në sy vetëdija e anëtarëve të saj për përfaqësimin sa më të mirë të vlerave islame. Në xhaminë e Reinach anëtarët e këshillit të xhamisë vunë theksin në nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm me interes reciprok.

Nëpërmjet pyetjeve të shumta, një interes të veçantë në këto takime u shpreh mbi ecurinë e Universitetit Bedër dhe ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë.

Delegacioni nga Shqipëria i ftoi përfaqësuesit e xhamive të Zvicrës të vizitojnë KMSH dhe institucionet islame në Shqipëri, ftesë e cila u prit me kënaqësi nga ana e tyre. /Drita Islame/

zvicer03

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...