Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH dhe Myftinia Durres vizite ne Korce

korca1

Më 3 dhe 4 dhjetor 2011, një grup besimtarësh dhe intelektualësh nga Durrësi, shoqëruar nga nënkryetari i KMSH-së, H. Gazmend Aga, myftiu i Durrësit H. Redin Quku, myftiu i Lezhës H. Hamdi Çurri, etj, zhvilluan një vizitë në qytetin e Korçës.

Gjatë qëndrimit të tyre në qytetin juglindor miqtë u pritën nga myftiu i Zonës Korçë, H. Qazim Muçi dhe stafi i tij. Myftiu i njohu vizitorët me zhvillimet e Islamit në këtë rreth dhe sfidat e institucionit në vazhdim, sidomos sa i përket kompensimit dhe certifikimit të pronave vakëf.

Gjatë bisedës u diskutua edhe për zhvillimin e jetës fetare në përgjithësi, si dhe mundësia për rritjen dhe pasurimin e aktiviteteve fetare e kulturore, të cilat do të ndikonin pozitivisht në njohjen dhe afrimin e të rinjve me Islamin dhe të vërtetat e tij.

Mysafirët e ardhur nga larg, të shoqëruar nga Myftiu i Korçës dhe drejtues të institucionit, vizituan xhaminë simbol të Iljaz bej Mirahorit, si dhe ambientet e Medresesë së Korçës, të rihapur para dy vitesh, në të cilën studiojnë nxënës jo vetëm nga Korça dhe qytetet përreth saj, por edhe nga trevat e tjera shqiptare.

Vizitorët, të mrekulluar nga përgatitja e stafit dhe kushtet e mira që ofron ky institucion arsimor dhe edukativ, shprehën vlerësimet pozitive në adresë të drejtuesve dhe stafit mësimdhënës të tij, të cilët sipas tyre bëjnë një punë të admirueshme për formimin e duhur dhe edukimin e shëndoshë të brezit të ri shqiptar. /Drita Islame/

korca-10

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...