Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Drejtues te larte te KMSH-se vizite pune ne Myftinine Shkoder

 

Më dt. 30 nëntor 2011, një delegacion i nivelit të lartë të KMSH-së ka zhvilluar një vizitë pune në Myftininë Shkodër. Në këtë vizitë merrnin pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga, kancelar i KMSH-së z. Ali Zaimi, si dhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së z. Ylli Gurra, të cilët janë pritur nga Myftiu i Zonës Shkodër Imam Muhamed Sytari dhe stafi i myftinisë.

Gjatë takimit të zhvilluar në Myftininë Shkodër, drejtuesit e lartë të KMSH-së, janë njohur me një prezantim të vështirësive kryesore me të cilat përballet institucioni i muslimanëve të Shkodrës, sidomos në një ndër çështjet më problematike të dekadave të fundit, atë të kthimit, kompensimit dhe çertifikimit të pronave vakëf.

Bisedat në këtë takim janë përqendruar edhe te funksionimi i jetës fetare, sidomos në xhamitë qëndrore të qytetit, te zhvillimi i aktiviteteve fetare e kulturore, afrimi i të rinjve, zhvillimi i kurseve fetare në xhamitë e qytetit, aktivitetet për motrat muslimane etj.

Pas diskutimeve të shumta, drejtuesit e lartë të KMSH-së të shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari dhe stafi i administratës, kanë inspektuar në terren disa nga pronat e Myftinisë Shkodër, ku është parë nga afër zhvillimi i vakëfit, si dhe disa nga problematikat e tij, kryesisht në Zdralej. Aty, është inspektuar Qendra Tregtare e Myftinisë, ku shumë shpejt do të zhvillohet edhe ceremonia e inaugurimit për fillimin e funksionimit normal të saj.

Më pas është inspektuar edhe puna që po bëhet në xhaminë “Ebu Bekër” për meremetimin, lyerjen dhe zbukurimin e ambienteve të brendshme të xhamisë qëndrore të Shkodrës.

K. Kraja

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...