Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Mblidhet Keshilli i Teologeve per kalendarin 2012

 

Ditën e enjte me dt. 24 Nëntor 2011, nën drejtimin e nënkryetarit të KMSH-së H. Bujar Spahiu është mbledhur Këshilli i Teologëve në Selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje është diskutuar gjatë në lidhje me kalendarin e vakteve për vitin 2012. Duke marrë parasysh edhe delikatesën e problemit të orareve të faljes së namazeve, sidomos për kohën e sabahut, teologët kanë diskutuar në detaje problematikën e kësaj çështjeje.

Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja ka bërë një pasqyrë të studimeve të ndryshme në lidhje me përcaktimin e orareve të namazeve, çështjen e Ramazanit, oraret e syfyrit dhe iftarit, etj., dhe si përfundim Këshilli i Teologëve ka miratuar kalendarin e përgatitur, duke bërë edhe rregullimet përkatëse në lehtësi të besimtarëve praktikantë të faljes së namazit dhe atyre agjërues.

Në këtë këshill janë anëtarë, nënkryetari i KMSH-së H. Bujar Spahiu, myftinjtë e zonave, myftinj rrethesh, imamë, etj, të gjithë këto të diplomuar në Shkencat Islame (Teologji) në vende të ndryshme islame.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...