Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH mbledhje me myftinjte e Shqiperise

Ditën e shtunë më datë 19.11.2011 është organizuar mbledhja e myftinjve të republikës së Shqipërisë. Mbledhja u mbajt në ambjentet e medresesë së Tiranës, ku u diskutua kryesisht për mbarëvajtjen e haxhit. Mbledhja u drejtua nga përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të cilët ishin shoqërues të haxhinjve.

Në fillim të mbledhjes u bë  një panoramë e përgjithshme për mbarëvjatjen e haxhit i cili këtë vit për herë të parë u organizua nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Drejtuesi i grupit të haxhit si dhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, tha se haxhi u realizua më së miri dhe se haxhinjtë shqiptarë mbetën të kënaqur. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga myftinjtë e rretheve. Haxhinjtë e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe por edhe të gjithë rretheve të tjera kishin mbetur mëse të kënaqur nga organizimi  i ritualit të përvitshëm të haxhit. Ata cituan fjalët e haxhinjëve të cilët ishin shprehur mjaft të kënaqur nga grupi organizator i KMSH-së, të cilët kanë qenë në gadishmëri dhe në shërbim të haxhinjëve në çdo moment, që nga nisja e deri në kthim.

Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe për çështjet e harmonizimit të strukturave fetare të myftinive në raport me Komunitetin Mysliman.

Nënkryetari i KMSH-së z. Spahiu theksoi në këtë pikë se: “Sinqeriteti, devotshmëria dhe harmonia, janë parimet themelore që secili duhet të ndjekë në funksionimin dhe dhënien e shërbimeve fetare”.

Mbledhja e myftinjve ishte e hapur dhe u diskutua lirshëm për mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e myftinive por dhe të Komunitetit Mysliman në shërbim të fesë dhe besimtarëve myslimanë por jo vetëm.

Gjithashtu në mbledhje myftinjëve iu shpërnda edhe nga një kopje të buletinit vjetor të Komunitetit Mysliman në të cilin pasqyrohen të gjitha aktivitetet e këtij institucioni për vitin 2010-2011.

Më pas myftinjve të çdo rrethi iu shpërndanë edhe qindra pako me veshmbathje, të cilat do të shkojnë për fëmijët jetimë dhe për shtresat e varfëra sociale në çdo rreth të vendit. Këto ndihma kanë ardhur si kontribut i besimtarëve myslimanë në Gjermani për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...