Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Qindra mijera besimtare myslimane shqiptare festojne Kurban Bajramin

Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botën kanë festuar Kurban Bajramin, festën e paqes, dashurisë dhe barazisë mes njerëzve. Kështu edhe qindra mijëra besimtarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë kanë festuar me gëzim këtë ditë të madhe.

Ceremonia festive që përkon edhe me haxhin, u organizua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në sheshin para ish-hotel Dajtit, me pjesëmarrjen e disa dhjetëra mijëra besimtarëve të moshave e shtresave të ndryshme sociale.

Pas faljes së namazit të sabahut besimtarët dhe besimtaret e pranishme në shesh, kanë pritur nën tingujt e ilahive, tekbireve dhe salavateve faljen e namazit të Kurban Bajramit. Fillimisht ceremonia ka filluar me këndimin e ajeteve kur’anore nga Erind Hyka, nxënësi i medresesë, i cili me zërin e tij ka çuar peshë zemrat e njerëzve.

Më pas, bisedën që i parapriu faljes së Kurban Bajramit e mbajti kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së H. Ylli Gurra, i cili gjithashtu ka uruar besimtarët për këtë festë të madhe duke falënderuar Zotin për mirësitë që i ka falur shqiptarëve. Z. Gurra falënderoi Allahun e Madhëruar, që bëri të mundur këtë atmosferë të lartë shpirtërore, në përkujtimin e kësaj dite të gëzueshme për të gjithë myslimanët e botës. Ai u ndal më tej në rëndësinë e kësaj feste në të cilën manifestohet dashuria dhe bindja ndaj Zotit dhe respekti e vlerësimi për krijesat e tij.

Duke porositur myslimanët që në jetën e tyre të udhëhiqen nga mësimet e larta islame, z. Gurra iu lut Allahut të Madhëruar për mbarësi, begati e paqe për ta dhe familjet e tyre. Ceremonia vijoi me një program të pasur me tekbire, salavate, ilahi dhe recitime vargjesh të zgjedhura poetike.

Më pas ka përshëndetur edhe kryetari i  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili i ka uruar të pranishmit dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Kurban Bajramin. “Zoti ju dhëntë paqe begati e lumturi”, ka thënë ndër të tjera z. Muça. Pas kësaj kryetari i KMSH-së H. Selim Muça ka drejtuar edhe faljen e namazit të Bajramit.  Pas faljes së Bajramit, besimtarët gjitashtu kanë dëgjuar edhe hutben (ligjëratën) e kësaj dite të shënuar, të mbajtur nga Myftiu i Zonës Tiranë, Hafiz Shaban Saliaj.

Më tej të pranishmit kanë shkëmbyer urimet me njëri tjetrin, duke u shpërndarë dalëngadalë për të vizituar miqtë dhe të afërmit, e për të festuar me familjet e tyre.

Ndryshe nga vitet tjera këtë vit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi dhe shpërndau ushqim për të pranishmit në shesh. Ushqimi konsistonte në asortimentet si mish, ëmbëlsira dhe pije freskuese të ndryshme për më shumë se 5.000 vetë.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...