Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Programe madheshtore ne vigjilje te Kurban Bajramit ne Berat, Cerrik dhe Korce

Me rastin e Kurban Bajramit të këtij viti (2011), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë prej disa ditësh ka organizuar një maratonë aktivitetesh dhe simpoziumesh në disa rrethe të Shqipërisë, në bashkëpunim me Myftini të ndryshme, si në Shkodër, Kukës, etj., ndërsa me dt. 4 nëntor 2011, ditën e premte Komuniteti Mysliman në bashkëpunim me Medresetë e Korçës, Beratit dhe Cërrikut, ka organizuar disa aktivitete solemne, ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë të KMSH-së, autoritetet e pushtetit lokal dhe vendor të qyteteve përkatëse, si dhe intelektualë, besimtarë, të rinj e të reja, prindër dhe nxënës, të cilët kanë shijuar me endje programet e organizuar me rastin e Kurban Bajramit.

Në Berat, janë organizuar dy programe në një ditë, një për mbarë besimtarët dhe intelektualët e rrethit dhe një për prindërit e nxënësve të Medresesë, aktivitete këto të zhvilluara në ambientet e godinës së re të Medresesë “Vehxhi Buharaja” në qendër të qytetit. Të pranishëm kanë qenë Myftiu i Zonës Berat H. Murat Duro, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së H. Ylli Gurra, drejtori i Drejtorisë së Kulturës z. Genti Kruja, si dhe besimtarë të shumtë beratas.

Pas përshëndetjes së drejtorit të Medresesë z. Salih Boz, ka përshëndetur edhe myftiu i Beratit H. Murat Duro. Më pas H. Ylli Gurra, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së ka mbajtur një kumtesë për të pranishmit, në lidhje me vlerat dhe urtësitë e Kurbanit. Programi ka qenë i pasur edhe me recitime nga nxënësit e vitit të parë të Medresesë, të cilët do të jenë edhe brezi i parë i Medresesë së re, në ripranimin e nxënësve pas 4 vitesh pauze.

Ndërsa në programin e zhvilluar në Medresenë “Liria” Cërrik, kanë qenë të pranishëm nënkryetari i Bashkisë z. Mustafa Allko, drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH Ma. Dorian Demetja, intelektualë të qytetit, prindër dhe nxënës të Medresesë. Përshëndetje të rastit kanë mbajtur drejtori i Medresesë z. Bajram Omeri, si dhe myftiu i Elbasanit z. Agim Duka. Më pas z. Demetja ka mbajtur një kumtesë në lidhje me Kurbanin dhe vlerat e tij të shumta. Aktiviteti ka vijuar edhe me disa transmetime në video-projektor të aktiviteteve të medresesë.

Kurse aktiviteti i zhvilluar në Korçë ka qenë i përmasave madhështore, ku të pranishëm në këtë program kanë qenë kryetari i bashkisë së qytetit Korçë z. Niko Peleshi, deputeti i këtij qyteti z. Gjergji Papa, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, drejtori i Arsimit në KMSH z. Altin Shima, Myftiu i Zonës Korçë z. Qazim Muçi, përfaqësues të klerit ortodoks e atij katolik, titullarë të shoqatave të ndryshme, drejtorë të shkollave të qytetit, biznesmenë, prindër si dhe nxënësit e medresesë.

Hapja e programit u bë me përshëndetjen e drejtorit të Medresesë së Korçës z. Ömer Çalış dhe më tej u vijua me një kolazh ilahish e recitimesh nga kori i nxënësve të medresesë. Aktivitetin e ka përshëndetur gjithashtu edhe kryetari i bashkisë së qytetit z. Peleshi, i cili theksoi faktin se prania e një institucioni të tillë të suksesshëm, siç është medreseja e Korçës, e hijeshon shumë larminë dhe atmosferën arsimore e fetare në qytet. Ai gjithashtu u shpreh se mbështetja dhe përkrahja e bashkisë ndaj këtij institucioni nuk do te mungojë asnjëherë.

Pasi përshëndeti edhe Myftiu i Zonës Korçë H. Qazim Muçi, programi vijoi me fjalimin e nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, i cili mbajti një kumtesë në lidhje me rëndësinë dhe kuptimin e ritit të Kurban Bajramit. Pas përshëndetjes së drejtorit të Arsimit z. Altin Shima në KMSH, programi u mbyll me një ilahi. Në dalje, të pranishmit u ftuan në një koktejl të organizuar me këtë rast.

Në të gjitha aktivitetet e zhvilluara në disa rrethe të Shqipërisë është shpërndarë falas revista “Haxhi dhe Kurbani”, e cila vjen sivjet për herë të parë, si një botim special i Drejtorisë së Kulturës në KMSH dhe i botuar me një tirazh prej 10.000 kopjesh, nga të cilat 5.000 janë shpërndarë nëpër myftini, ndërsa 5.000 të tjera do të shpërndahen së bashku me paketat e mishit të kurbanit në mbarë vëndin.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...