Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryesia e KMSH-se dhe Myftinjte e rretheve mbledhje me rastin e Kurban Bajramit

Ditën e mërkurë më 2 Nëntor 2011 në ambientet e Medresesë “H. Mahmed Dashi” Tiranë, është mbajtur një mbledhje pune e Kryesisë së KMSH-së me myftinjtë e rretheve. Në këtë mbledhje, të drejtuar nga Kryetari H. Selim Muça, është diskutuar në lidhje me projektet e KMSH-së me rastin e Kurban Bajramit.

Në fjalën e tij, kreu i institucionit, H. Selim Muça ka përshëndetur punën dhe angazhimin serioz të myftinjve dhe ka kërkuar prej tyre që gjatë Kurban Bajramit të shtojnë përpjekjet për të promovuar vlerat e larta të Islamit dhe dobinë e madhe të këtij obligimi me një solidarizim kaq të lartë social. Nga ana tjetër, Kryetari Muça u kërkoi drejtuesve në rrethe që ta organizojnë sa më bukur festën e Kurban Bajramit, duke sjellë një atmosferë festive në interes të shoqërisë ku ata jetojnë e veprojnë në rrethet e tyre.

Më pas edhe kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi ka folur në lidhje me shpërndarjen e Kurbaneve, të cilat sivjet do të jenë disa mijëra pako, që do të sigurohen nga prerja e kurbaneve të donatorëve nga vendi dhe bota. Paketat do të jenë për të gjitha myftinjtë e vendit, të ndara në raport me popullsinë e rrethit ku ndodhet secila myftini.

KMSH ka shpërndarë gjithashtu për të gjitha myftinitë e Shqipërisë edhe një tirazh të konsiderueshëm prej disa mijëra kopjesh të revistës “Haxhi dhe Kurbani”, e cila kjo e fundit vjen si i pari botim i këtij lloji në Shqipëri, i pajisur edhe me ISBN.

Në fund, myftinjtë pjesëmarrës kanë diskutuar dhe janë informuar në lidhje me hapat e procesit për ndërtimin e xhamisë së Namazgjasë dhe gjendjen e mbi 300 haxhinjve të që ndodhen në vendet e shenjta, të udhëhequr nga KMSH për herë të parë këto 20 vjet demokraci. Myftinjtë kanë vlerësuar gjithashtu këto nisma të institucionit, duke i konsideruar si një mundësi të mirë për zhvillimin e tij dhe kryerjen e një pune kualitative e të mirëorganizuar në të ardhmen edhe më tej.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...