Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH-Myftinia Kukes simpozium Haxhi, Kurbani dhe vlerat e tyre universale

 

Ditën e martë me 1 nëntor 2011 në kuadër të aktiviteteve të iniciuara nga Kryesia e KMSH-së, në lidhje me Haxhin dhe Kurbanin zhvilluar në disa rrethe të Shqipërisë, është mbajtur në Kukës simpoziumi me temë “Haxhi, Kurbani dhe vlerat e tyre universale”, aktivitet ky i organizuar në bashkëpunim me Myftininë Kukës.

Aktiviteti i mbajtur në sallën e Pallatit të Kulturës të qytetit, ka filluar me këndimin e një pjesë kur’anore dhe më pas simpoziumin e ka hapur myftiu i rrethit Kukës z. Islam Hoxha, i cili ka folur në lidhje me vlerat e Haxhit dhe Kurbanit. Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja ka qenë edhe moderatori i simpoziumit, i cili ka përshëndetur simpoziumin dhe ka folur në lidhje me vlerat universale të Haxhit dhe Kurbanit.

Në këtë simpozium kanë pasur kumtesat e tyre z. Ylli Gurra, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm dhe z. Elvis Naçi, drejtor i Thirrjes në Islam në KMSH, të cilët kanë folur rreth Haxhit, vizitës në vendet e shenjta, bindshmërisë dhe përgjigjes ndaj thirrjes së Allahut Mëshirues për të qenë atje, si pjesë e pandarë e kornizës së të qenit mysliman, si dhe për mirësitë e Kurbanit. Aktiviteti është përshëndetur edhe nga Myftiu i rrethit Pukë z. Gëzim Kopani.

“Haxhi dëshmon unitetin e myslimanëve, njerëzve të besimit e të bindjes ndaj Krijuesit, dëshmon pandashmërinë dhe praktikimin e këtij besimi në çdo cep të globit në gjurmët e pahumbura të Krenarisë së njerëzimit, Hz. Muhamedit (a.s.), si një kongres mbarëbotëror me delegatë të përkushtuar që vijnë nga çdo cep i botës.

Ndërsa Kurbani dëshmon që ky komunitet, kjo bashkësi e përkushtuar në besim, po në unitet është e gatshme për sakrificë në shërbim të Zotit, të lirisë, të paqes dhe drejtësisë sociale, të solidarizimit mbarëshoqëror dhe të qëllimit për të përfituar nga i Madhi Zot (xh.sh.) mirësitë në të dy jetët” – kanë qenë këto disa nga mesazhet e këtij simpoziumi.

Simpoziumi është ndjekur edhe nga mediat lokale të rrethit, si dhe pas këtij aktivitetit për të pranishmit është shpërndarë edhe revista “Haxhi dhe Kurbani”, botim special i KMSH-së në lidhje me obligimet islame të Haxhit dhe Kurbanit.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...