Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Vlera universale te Haxhit dhe te Kurban Bajramit, tribune islame ne Shkoder

 

Ditën e martë, më 25 tetor 2011, Kryesia e Komunitetit Mysliman dhe Myftinia Shkodër, ka organizuar një aktivitet fetar me temë: “Vlera universale të Haxhit dhe të Kurban Bajramit”, në vazhdën e aktiviteteve që i paraprijnë nisjes së haxhilerëve dhe pritjes së Kurban Bajramit.

Aktivitetin e ka përshëndetur Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, i cili ka uruar që haxhilerët e mbarë Shqipërisë të përjetojnë një haxh të begatë e plot mirësi e dhunti hyjnore. Ai ka kërkuar nga haxhilerët e këtij viti që t’i luten All-llahut në Shtëpinë e Tij të Shenjtë, ta pastrojë këtë vend nga haramet dhe ta kthejë në rrugën e zhvillimit të vendit.

Në referatin e tij: “Mesazhe tё vёllazёrisё islame nё adhurimin e haxhit”, teologu Altin Loshi ka hedhur dritë mbi filozofinë mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia vëllazërore në haxh. Ai ka specifikuar, se përtej diferencave të ndryshme sociale, kulturore dhe ekonomike, në sezonin e haxhit të gjithë janë të barabartë dhe të bashkuar drejt një qëllimi të vetëm. Ai ka kërkuar nga haxhilerët që të përfitojnë sa më shumë nga mësimet e haxhit dhe të kthehen muslimanë më të fortë e më të vendosur në fenë e tyre.

Kurban Bajrami- festё pёr mbarё muslimanёt e botёs”, ka qenë tema e referatit të mbajtur nga nën/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu. Në fjalën e tij, ai ka hedhur dritë mbi historinë e Hz. Ibrahimit (a.s) dhe të birit, Hz. Ismailit (a.s).  Ai ka vënë në dukje se përtej moshës së thyer dhe dëshirës së madhe për të pasur një djalë, hz. Ibrahimi nuk u kursye për t’iu përgjigjur thirrjes së Zotit, për ta bërë kurban atë. Këtë thirrje, duhet ta përvetësojmë edhe ne në jetën tonë, sidomos në këto ditë të haxhit, ku nga mbarë bota haxhilerët mblidhen në vendet e shenjta për të dëshmuar besim dhe përulje para All-llahut (xh.sh).

Aktiviteti ka vijuar edhe me një insert, ku është shfaqur një kolazh me pamje të haxhit dhe përcjelljes së haxhilerëve shkodranë ndër vite.

Me shumë emocion është përcjellur dëshmia e pesë haxhilerëve të përzgjedhur për të rrëfyer emocionet e tyre të haxhit në këtë mbrëmje fetare. Në kujtimet e tyre, haxhilerët e nderuar: Ylli Gurra (kryetar i Këshillit të Përgjithshëm), Edmir Smajlaj, Liljan Idrizi, Adnan Zekja dhe Hadi Hoxha, kanë treguar për momentet më kulminante të haxhit në jetën e tyre. Nëpërmjet këtyre kujtimeve ata e kanë përlotur sallën dhe e kanë mbushur me një pëshpirtësi të veçantë haxhi. Ata janë lutur që edhe haxhilerët e këtij viti të marrin sa më shumë nga shpirti i madh i këtij adhurimi të mrekullueshëm dhe të kthehen shëndosh e mirë në Shkodër.

Në përfundim të këtij aktiviteti me vlera shkencore dhe shpirtërore, është shpërndarë edhe botimi i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, “Haxhi dhe Kurbani”, si dhe numri i ri i gazetës “Udha Islame”.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...