Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Universiteti BEDER hap dyert per studentet e tij te pare

Të hënën më 3 tetor 2011 nisi viti i ri akademik në Universitetin “Hëna e Plotë” (BEDËR). Në praninë e figurave të shquara, stafit akademik, përfaqësuesve të institucioneve arsimore e shkencore, si zv/ministri i Arsimit dhe i Shkencës z. Halit Shamata, prindërve dhe studentëve, ka hapur dyert për brezin e parë të dijedashësve Universiteti Bedër.

Me këtë rast rektori z. Ferdinand Gjana ka mbajtur fjalën përshëndetëse të mirëpritjes së studentëve të rinj.

“Me ndihmën e Zotit, si dhe me mbështetjen dhe punën tuaj, besoj se Universiteti Bedër do jetë shumë shpejt në krah të universiteteve më të mira jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Një arsye tjetër që më bën të ndihem shumë entuziast, është edhe se, sot në mesin tuaj kemi studentë jo vetëm nga anembanë Shqipërisë, por gjithashtu nga Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia dhe Rusia. Ky është një fakt që na bën të gjithëve të ndjehemi krenarë.

Universiteti BEDËR është themeluar me misionin e realizimit të një arsimimi të një cilësie shumë të lartë, avancimit të shkencës, duke kontribuar në mënyrë konkrete për t’i shërbyer jo vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës dhe njerëzimit.” – u shpreh ndër të tjera z. Gjana.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça. Ai e quajti këtë ditë një datë me rëndësi e me peshë historike për Islamin, myslimanët dhe shoqërinë shqiptare.

“Ne sot finalizojmë hapjen e Universitetit Bedër, duke çelur  kështu dyert e dijes për studentët e 2 fakulteteve dhe 5 departamenteve të ndryshme, të cilët vijnë nga disa shtete të rajonit dhe të botës me një staf të kualifikuar akademik shqiptar dhe të huaj. Kjo bën që kjo vatër diturie dhe edukimi, që në hapat e parë të saj, të jetë një universitet me përmasa ndërkombëtare, i cili do të rrezatojë gjithnjë vetëm dije, mësim, prosperitet dhe zhvillim, duke i dhënë një vlerë ndryshe dhe plot ngjyrë shoqërisë sonë dhe botës që globalizohet çdo ditë e më tepër” - tha z. Muça.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore pas kryetarit Muça mbajti fjalën e tij përshëndetëse, zv/ministri i Arsimit dhe i Shkencës, z. Halit Shamata, në të cilën u shpreh: “Sot është një ditë e madhe për Komunitetin Mysliman, për të gjithë ne, por veçanërisht për arsimin universitar privat. Kjo pasi sot hapet një institucion që do të mbledhë rreth vetes njerëz të cilët përveç dijes, do të edukohen për t’i shërbyer më mirë vetes, familjes dhe të ardhmes së këtij vendi. Vetë slogani i përzgjedhur “Në emër të vlerave”, tregon se këtu të rinjtë do të jenë gjithnjë në kërkim të vlerave më të mira dhe do dinë t’i përcjellin ato për mbarë shoqërinë në një të nesërme të afërt. Me hapjen e këtij universiteti ne bëjmë një hap përpara duke e kthyer arsimimin e brezave në promotor të zhvillimit të vendit dhe të kombit”.

Universiteti "BEDER" i çelur në prill 2011, me vendim të Këshillit të Ministrave VKM, dt. 06.04.2011, do të funksionojë fillimisht me dy fakultete dhe pesë departamente, në nivelin Bachelor dhe Master. Ndërkohë shumë shpejt mendohet që ky institucion i nivelit të tretë arsimor të ofrojë edhe degë të tjera.

Ndërkaq, pika më e fortë e këtij universiteti janë pedagogët. Kështu, studentët e "BEDER", të cilët vijnë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj, do të zhvillojnë orët e mësimit me emra mjaft të njohur të elitës shqiptare dhe asaj të huaj.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...