Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH: Vazhdojne regjistrimet per Haxhin 2011

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me dt. 22.06.2011 pasi ka nënshkruar me Ministrinë e Haxhit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Akt-Marrëveshjen për organizimin e ritualit të Haxhit për vitin 2011, ka disa kohë që ka nisur regjistrimet për organizimin e Haxhit për vitin 2011 dhe kjo për herë të parë nga ana e institucionit të KMSH-së. Aktmarrëveshja e mësipërme është firmosur nga Kryetari i KMSH-së H. Selim Muça në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Përveç të tjerave në aktmarrëveshje bëhet e ditur se ekskluzivitetin për organizimin e haxhit në Shqipëri do ta këtë vetëm institucioni zyrtar përfaqësues që është Komunitetit Mysliman i Shqipërisë.

Për këtë, Komuniteti Mysliman njofton të gjithë besimtarët që duan të kryejnë ritualin e Haxhit, që të drejtohen për regjistrim në zyrën e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ose pranë çdo myftnie rrethi.

Çmimi i Haxhit për vitin 2011 do të jetë 2.300 euro, ku do të përfshihen, udhëtimi me avion, lëvizja me autobusë drejt vendeve të shenjta, akomodimi në hotel me 5 yje në Mekë dhe hotel afër Xhamisë së Profetit (a.s.), ihrami, kurbani, numer telefoni, ushqimi mengjesi dhe darka, etj. 


Dokumentat që duhen për HAXH:

1.  Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj. Për personat që nuk kanë shtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit, e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.

2.  2 Fotografi.

3.  Çertifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.

4.  Vaksina kundër meningitit, me afat jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 3 vjet.

5.  Bagazhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të aeroporteve dhe kufiri maksimal i peshës për peligrin do të jetë 32 kg.


Ju bëjme me dije se rregjistrimi do të mbyllet brenda 2 javësh.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...