Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari Muca pershendet Konferencen e Komisionit Evropian per Drejtesi dhe Paqe

Në datat 16-18 shtator 2011 është zhvilluar asambleja e Komisionit për Drejtësi dhe paqe në Shqipëri, në të cilën ishin të pranishëm liderët e komuniteteve fetare, si dhe kryeministri Berisha, i cili ka vlerësuar përpjekjet për inkurajimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndërfetar, si vlera të mëdha dhe të pazëvendësueshme të paqes.

Këtë konferencë e ka përshëndetur edhe kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, i cili ndër të tjera ka thënë: “Vendi ynë, Shqipëria, me kontributin e veçantë për paqe dhe stabilitet në rajon, përfaqëson një nga rastet e rralla të një vendi me besime të ndryshme fetare, ku të gjithë faktorët politikë të shoqërisë, si dhe komunitetet fetare, janë përkrahës të fuqishëm të integrimit të vendit në vlerat e përbashkëta. Në të njëjtën mënyrë është e nevojshme që edhe kultura e dialogut ndërfetar midis shqiptarëve të besimeve dhe komuniteteve të ndryshme fetare, të shndërrohet në urë komunikimi, shkëmbimi dhe lidhjeve më të forta, midis njerëzve e vendeve, popujve dhe kulturave.”

Kryetari Muça ka thkesuar se, feja Islame që në origjinën e vet është një fe e bazuar mbi respektin për njeriun dhe mendimin e lirë, mbështetur mbi harmoninë dhe vëllazërimin. Të frymëzuar nga këto mësime, myslimanët i shtrëngojnë dorën dhe brohorasin çdokënd që i shërben njerëzimit dhe njerëzores. Feja kërkon dashuri, dialog, mirëkuptim, kërkon t’i pranosh të gjithë me vlerat dhe mangësitë që kanë. Janë brezat e ushqyer me parimet e harmonisë, dashurisë dhe dialogut që do të qëndisin qytetërimin e së nesërmes, atë të dialogut dhe mirëkuptimit.

Ndërsa kryeministri Berisha vlerësoi dhe përpjekjen e udhëheqësve shpirtërorë në tërësi për të promovuar çështje të rëndësishme për paqen dhe mirëkuptimin midis kombeve.

“Dialogu ndërfetar, është i një rëndësie nevralgjike, sepse sërish duhet të pranoj, muret e padijes krijojnë hendeqe tërësisht të pamerituara mes besimeve, kulturave e kombeve me besime të ndryshme, ndaj është për t'u admiruar përpjekja juaj, dhe e udhëheqësve shpirtëror për të promovuar këtë çështje jetike për paqen dhe mirëkuptimin mes kombeve. Myslimanët dhe të krishterët shqiptarë kanë jo vetëm të fortë besimin tek Zoti, por kanë të palëkundur respektin për besimin e tjetrit.

Dëshmi e kësaj force të besimit të tyre janë dhe sakrificat që ata përjetuan në kalvarin e regjimit komunist. Udhëheqësit shpirtërorë të besimeve fetare u përballën me torturat më mizore, por qëndruan të pamposhtur”, - tha kryeministri Berisha.

Në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, Berisha tha se për këtë fakt e ka përshëndetur i pari Papa Gjon Pali i II, sepse sipas tij ai ishte i bindur në domosdoshmërinë e dialogut mes popujve dhe besimeve të ndryshme.

Asambleja e Përgjithshme e Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të Evropës mbajti ditën e parë të punimeve me dt. 16 shtator 2011 një takim me temë “Marrëdhëniet ndërkulturore dhe ndërfetare, mundësi dhe sfidë për një të ardhme të përbashkët". Një kontribut i Shqipërisë për ndërtimin e Evropës. Aktiviteti u organizua nga "Komisioni Drejtësi dhe Paqe i Shqipërisë".

Në këtë aktivitet ndërkombëtar kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha Komisionet Evropiane Drejtësi dhe Paqe, si dhe përfaqësues të autoriteteve më të larta fetare dhe shtetërore, trupit diplomatik, si dhe intelektualë dhe specialist të ndryshëm të fushës. 

Ndërsa ditën e shtunë, më 17 shtator 2011, një përfaqësi e Asamblesë së Përgjithshme të Komisioneve Drejtësi dhe Paqe të Evropës, kanë zhvilluar një workshop me Myftininë e Shkodrës, ku janë pritur nga Myftiu z. Muhamed Sytari. Vizitorët kanë qenë nga disa shtete të Evropës, si: Danimarka, Skocia, Spanja, Austria, Polonia, Gjermania, Belgjika, Lituania etj, të cilët kanë diskutuar rreth besimit dhe rolit që ka feja në edukimin e shoqërisë.

Gjatë takimit të zhvilluar në xhaminë e Parrucës, Myftiu ka përmendur se: “Rreth 14 shekuj më parë, profeti Muhammed (a.s), priti në xhaminë e tij një delegacion me besimtarë të krishterë. Kam kënaqësinë t’ju uroj mirëseardhjen në Shkodër dhe në këtë xhami, për të dëshmuar sëbashku dëshirën e mirë të dialogut ndërfetar dhe ecurisë së tij edhe përtej kufijve të vendeve ku në jetojmë”.

Në këtë bashkëbisedim me vlera intelektuale dhe besimore janë trajtuar shumë tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjallërimin e marrëdhënieve në mesin e komuniteteve fetare për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për shoqërinë, në lidhje me shumë kriza që kalon ajo. Është diskutuar për të drejtat e njeriut, për ndërgjegjësimin e besimtarëve në lidhje me besimin e tyre, për të drejtën e arsimit fetar në shkollat publike, për rrezikun e ateizmit dhe materializmit në jetën e rinisë etj. 

Dita e tretë e këtij aktiviteti është mbyllur me një workshop përfundimtar, ku është bashkëbiseduar për problemet dhe sfidat e përbashkëta të bashkësive fetare në Evropë lidhur me marrëdhëniet e feve me shoqërinë, shtetin, etj. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë marrë pjesë nënkryetari z. Bujar Spahiu dhe Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar z. Genti Kruja. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...