Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryeministri Berisha shtron iftar: Besimi tek Zoti force e madhe

Kryeministri z. Sali Berisha shtroi të shtunën në mbrëmje me dt. 27 gusht 2011, një iftar për besimtarët myslimanë, në nderim të Muajit të Madhërueshëm të Ramazanit.

Në një prej rezidencave qeveritare u mblodhën së bashku drejtues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari Haxhi Selim Muça, drejtues të Komunitetit Bektashian, myftinj, imamë, intelektualë myslimanë, drejtues të komuniteteve të tjera fetare në vend, përfaqësues të Bashkësive Islame të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, ambasadori amerikan në Tiranë, z. Arvizu, ambasadori i BE në vendin tonë, z. Sequi, etj.

“Unë gjej rastin të shpreh nderimin tim më të madh ndaj jush, udhëheqës të komuniteteve fetare myslimane në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë e kudo, por ndaj të gjithë udhëheqësve të besimeve fetare te kombit shqiptar”, tha kryeministri ndër të tjera. Duke shtuar se në shekuj, klerikët myslimanë në shekuj kanë konsoliduar në Shqipëri traditën e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. “Kombi shqiptar fakton se kombet nuk mund të jenë të lira, në rast se ato përdorin besimet për qëllime politike, ndaj dhe unë shpreh nderimin e madh ndaj jush sepse ecët në gjurmët, në traditën më të shkëlqyer të paraardhësve tuaj, të cilët sakrifikuan, të cilët u martirizuan për të mbrojtur me dinjitet këto vlera”, vijoi kryeministri. Sipas tij, “besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë.”

Edhe kreu i KMSH-së Haxhi Selim Muça ka falënderuar kryeministrin për ftesën dhe organizimin e këtij iftari, i cili tashmë është kthyer në një traditë të bukur, si dhe ka marrë sigurinë e kryeministrit Berisha për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, tashmë i kthyer në një premtim zyrtar, për të cilin po kryhen të gjitha procedurat për fillimin e projektit dhe ndërtimit të saj me Bashkinë e Tiranës.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...