Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Cdo nate ne sofren e iftarit

Komuniteti Mysliman ka vijuar me shtrimin e iftareve për besimtarët dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë në vazhdimësi të Ramazanit.

Në ditën e 19-të të muajit të faljes, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur dyert për besimtarët dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe personalitete të spikatura të shoqërisë civile.

Iftarin e përshëndeti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, i cili në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët myslimanë për një agjërim të lehtë dhe adhurim të pranuar tek Zoti i Plotfuqishëm.

I ftuar në iftar ishte edhe zv/ministri i Arsimit Halit Shamata, i cili uroi gjithashtu besimtarët për këtë muaj të rëndësishëm e me vlera të shumta.

Një tjetër iftar ishte ai i shtruar për Komunitetin Bektashian me dt. 23 gusht. Të ftuarit i përshëndeti nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga. Duke u fokusuar në rëndësinë dhe vlerat që ka ky muaj i madh, z. Aga apeloi që në këto ditë të mbetura gjithsecili t’i drejtohet Zotit me pendim e falje, duke pasur si synim final fisnikërimin dhe lartësimin e vet moral e shpirtëror.

Mes të tjerash, z. Aga u shpreh se kjo tryezë është tregues i marrëdhënieve të ngushta e vëllazërore që ne si besimtarë  kemi mes njëri-tjetrit. “Ne jemi të pandarë dhe kështu do të mbetemi gjithmonë”, deklaroi z. Aga.

Në fund, z. Aga iu lut Zotit për më tepër mirësi e begati për myslimanët dhe për ditë më të lumtura për shqiptarët dhe familjet e tyre.

Tryezat e iftarit organizuar nga KMSH për besimtarët dhe grupe të tjera shoqërore do të vazhdojnë edhe në ditët e mbetura të Ramazanit.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...