Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Cdo nate se bashku ne sofren e iftarit

Komuniteti Mysliman ka vijuar me shtrimin e iftareve për besimtarë të shumtë edhe në javën e dytë të Ramazanit.

Iftaret e organizuara nga Komuniteti Mysliman në Tiranë po shtrohen çdo natë në Medresenë e Tiranës. Të ftuarit e radhës ishin besimtarë të disa xhamive të kryeqytetit, si Dine Hoxha, xhamia e Saukut, xhamia e Xhurës, tregtarë dhe njerëz të biznesit, si dhe qytetarë të ndryshëm të Tiranës.

Të rinj e të vjetër, femra dhe meshkuj, kanë përjetuar gëzimin e një dite të kaluar me agjërim, duke shpresuar dhe lutur Zotin për pranimin dhe shpërblimin e këtij adhurimi shoqëruar me bindje e përkushtim.

Ashtu si në të gjitha të gjitha iftaret e mëparshme edhe këtu ka pasur një bisedë të shkurtër, e cila është fokusuar në dobitë e shumta të Ramazanit dhe pozitën që ky muaj ka te Zoti i Lartë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nën cilësinë e institucionit përfaqësues zyrtar të myslimanëve në Shqipëri, këto organizime i sheh si mundësi reale për afrimin e besimtarëve me njëri-tjetrin dhe forcimin e ndjenjave vëllazërore mes tyre. Përveç kësaj, ato i shërbejnë qëllimit final të funksionimit të KMSH, që është prezantimi i Islamit për masat e gjera të shoqërisë shqiptare.

Kjo nismë po ndiqet nga të gjitha myftinitë e Shqipërisë.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...