Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH, cdo nate iftare per besimtaret dhe grupe te ndryshme te shoqerise

Komuniteti Mysliman ka organizuar qysh nga fillimi i Ramazanit iftare të përditshme për besimtarë të shumtë në kuadër të muajit të bujarisë dhe solidaritetit shoqëror.

Në tryezat që janë shtruar në ambientet e Medresesë së Tiranës kanë përfituar besimtarët e xhamive Et’hem Bej, ajo e Medresesë dhe e Tabakëve, ndërsa pjesëtarët e xhamive do të jenë të ftuar në ditët në vijim. Të ftuar gjithashtu kanë qenë dhe tarikatet e ndryshme të vendit tonë.

Në këto organizime shoqërore, që kanë njohur një pjesëmarrje të gjerë, besimtarët kanë pasur rastin të urojnë dhe përgëzojnë njëri-tjetrin për begatinë e madhe të këtij muaji të rëndësishëm, si dhe të ndiejnë nga afër kujdesin dhe vlerësimin e institucionit që i përfaqëson.

Krahas kryetarit H. Selim Muça në to kanë marrë pjesë edhe drejtues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Komuniteti Mysliman ka në plan organizime të tjera të kësaj natyre, të cilat i konsideron si mundësi reale për forcimin dhe shtimin e ndjenjave vëllazërore mes myslimanëve dhe si rast unik për të afruar e njohur njerëzit me të vërtetat dhe udhëzimet e fesë së pastër islame.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...