Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH, iftar me imamet dhe muezinet e Myftinise Tirane

Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Selim Muça dhe Kryesia e KMSH-së, ditën e mërkurë dt. 3 gusht 2011 kanë çelur iftar me imamët e myezinët e Myftinisë së Tiranës. Në iftarin e organizuar në Medresenë e Tiranës “Haxhi Mahmud Dashi”, ishin të pranishëm Myftiu i Tiranës H. Shaban Saliaj, nënkryetarët dhe drejtues të lartë të KMSH-së.

Kryetari Muça, duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, u shpreh me nota pozitive për punën e tyre në shërbim të Islamit dhe besimtarëve. Mes të tjerash, ai i porositi drejtuesit fetarë që të angazhohen dhe të shtojnë përpjekjet në mënyrë që ky Ramazan të ndihet dhe të përjetohet sa më mirë nga besimtarët.

Ndërsa Myftiu i Tiranës, Hafiz Shaban Saliaj në fjalën përshëndetëse drejtuar të ftuarve, u shpreh se: "Ramazani është një festival vjetor i mbushur me vlera e mirësi të panumërta. Është koha ku secili nga ne furnizohet me forca e energji të reja për përballimin e ciklit të jetës në vazhdim. Ky muaj na fton të edukojmë vetveten dhe të përmirësojmë raportet tona me të tjerët. Krahas dobive të shumta, Ramazani na ndihmon për të besuar në ditë më të mira, për t'u udhëhequr nga besimi dhe morali më i mirë.”

Duke përfunduar kreu i myslimanëve të Tiranës tha: “Ju falenderojmë për ardhjen tuaj këtu dhe urojmë që ky muaj të sjellë sukses e mbarësi në punë dhe në jetën tuaj personale, familjare e shoqërore.”

Iftari i shtruar në Medresenë e Tiranës do të pasohet nga organizime të tjera të kësaj natyre gjatë Ramazanit që do të kenë një shtrirje të gjerë gjeografike.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...