Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH, iftari i pare, te ftuar personalitetet e vendit dhe trupi diplomatik

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka organizuar më 1 gusht 2011, në Hotel Tirana International iftarin tradicional të ditës së parë të Ramazanit. Në këtë tryezë të përvitshme nderonin me praninë e tyre kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, personalitete nga fusha e artit, kulturës, arsimit, shkencës si dhe figura të tjera të spikatura të jetës shqiptare.

Kryetari Haxhi Selim Muça me urimin për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët, mes të tjerash tha: “Uroj për besimtarët dhe gjithë shqiptarët ardhjen e Ramazanit, muajit që është e porta e mirësive për të dy jetët, muajit ku sofra e çdo myslimani është e hapur për zemrat e lënduara nga varfëria e pamundësia. Ju uroj gëzuar ardhjen e muajit të ringjalljes së shpresave, të bashkimit të zemrave, të përkushtimit ndaj Zotit Mëshirues për një të nesërme më të mirë për Shqipërinë, shqiptarët dhe njerëzimin”.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj tryeze të përbashkët, ai bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë dhe nderojnë sakrificën dhe përkushtimin e myslimanëve në këtë muaj të rëndësishëm të kalendarit islam.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...