Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

KMSH, emision televiziv “ME SYRIN E ZEMRES”, drejtpersedrejti cdo nate ne muajin Ramazan

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të organizojë në kuadrin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit një seri emisionesh në TV “Ora News”. Në këtë cikël emisionesh, që vijnë nën titullin “Me syrin e zemrës” dhe që do të nisin nga dt. 01.08.2011, do të trajtohen dhe diskutohen një larmi e gjerë çështjesh fetare dhe sociale.

Më shumë se sa një emision informativ, “Me syrin e zemrës”, me të ftuarit special që do të ketë nga fusha të ndryshme, do të ofrojë një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara.

Për 30 ditë me radhë, “Me syrin e zemrës” do të jetë i pranishëm pranë qytetarëve dhe besimtarëve, duke bërë që ky muaj të ndihet dhe përjetohet shumë më ndryshe nga vitet e kaluara.

Programi ku çdo çështje pritet të shikohet “Me syrin e zemrës”, do të vijë për publikun çdo ditë (drejtpërdrejt) në kanalin televiziv “Ora News” i moderuar nga gazetari Ramadan Çipuri duke filluar nga ora 19.00 deri në 19.50 dhe do të ritransmetohet në orën 04.00.

Programi “Me syrin e zemrës” do të transmetohet paralelisht edhe në kanalin analog “Channel One” në orën 20.00  dhe do të ritransmetohet në orën 03.00. Ai mund të ndiqet live nga e gjithë bota. Programi do të transmetohet në TV Ora news, si dhe në faqen e TV www.ora-news.com e cila transmetohet live në web dhe mund të ndiqet nga e gjithë bota, sidomos diaspora. Gjithashtu ky program mund të ndiqet në radio ora news në frekuencat 96.7 FM, si dhe në paketën dixhitale tokësore dhe satelitore “Digitalb” drejtpërsëdrejti.

Gjithashtu RTV ORA News do të transmetojë edhe ezanin e Iftarit dhe të syfyrit në oraret përkatëse.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...