Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kryetari H. Selim Muca uron Muajin e Ramazanit

Të nderuar vëllezër dhe motra besimtarë,

bashkëqytetarë dhe shqiptarë që jetoni kudo në botë!

Duke ju përshëndetur së pari me paqen dhe mëshirën që vjen prej Allahut Fuqiplotë e Falës, ju uroj me përzemërsi gëzuar Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

Uroj për besimtarët dhe gjithë shqiptarët ardhjen e muajit të begatë, muajit që është e porta e mirësive për të dy jetët, muajit ku sofra e çdo myslimani është e hapur për zemrat e lënduara nga varfëria e pamundësia.

Ju uroj gëzuar ardhjen e muajit të ringjalljes së shpresave, të bashkimit të zemrave, të përkushtimit ndaj Zotit Mëshirues për një të nesërme më të mirë për Shqipërinë, shqiptarët dhe njerëzimin.

Jemi në prag të muajit të bujarisë, të diturisë, të vëllazërisë e të harmonisë, si besimtarë dhe si qytetarë të këtij vendi të mrekullueshëm që Krijuesi na e ka caktuar dhe lënë amanet.

Ky është muaji  ku Allahu Mëshirëplotë i dhuroi njerëzimit fuqinë e dijes përmes librit të Tij hyjnor, Kur’anit Famëlartë, për të dalluar të drejtën nga e padrejta dhe për të qenë një shoqëri që vazhdimisht është në kërkim të vlerave fisnike, një shoqëri ku individi më i vlerësuar, më i afërt te Krijuesi është ai që sjell më shumë dobi për shoqërinë, sikurse na e përcjell mëshira e botëve, Profeti Muhamed (a.s.).

Së fundmi, i lutem të Madhit Zot që ky muaj, ky mysafir kaq i shtrenjtë dhe i veçantë të sjellë në familjen e çdo besimtari, çdo shqiptari më shumë dashamirësi, dhembshuri për te zemrat që vuajnë, më shumë zemërbardhësi e bujari për çdo krijesë, më shumë vëllazëri për të shtuar  mirësitë dhe penguar veset, më shumë përkushtim e sakrificë në ndihmë të njëri-tjetrit dhe më shumë kurajo e shpresë se Zoti nuk na ka harruar, se Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë një të ardhme ndryshe nga e djeshmja.

Agjërim të lehtë e të pranuar tek Allahu Pranues.

Zoti e begatoftë dhe e ndihmoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...