Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Shejh Shuajb Arnauti merr titullin “Qytetar Nderi”

Më 7 korrik 2011, në një ceremoni organizuar nga Myftinia Shkodër, i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” akorduar nga Këshilli i Bashkisë Shkodër, dijetarit të shquar islam Shejh Shuajb Arnauti.

Aktiviteti ka nisur me leximin e një pjese kur’anore, e cila është pasuar me fjalën e Myftiut z. Muhamed Sytari. Gjatë saj, ai ka vënë pah mirësinë e madhe të prezencës së Shejh Shuajb Arnautit në mesin e besimtarëve dhe qytetarëve të Shkodrës.

Më pas ka theksuar se: “Në historinë e popullit shqiptar ka patur, ka dhe do të ketë përherë simbole të dijes, përkushtimit, bamirësisë dhe altruizmit, me të cilat çdo shqiptar është ndjerë, ndjehet dhe do të ndjehet krenar para mbarë botës. S’ka dyshim, se një nga këto simbole të larta dhe figura të shquara kombëtare është edhe djali i Shkodrës, eruditi dhe studiuesi i pashoq, Shejkh Shuajb Arnauti, me të cilin të gjithë ne duhet të ndjehemi krenarë dhe të nderuar kudo që të jemi!

260 vëllime në lëmitë e shumta të shkencave burimore islame, të cilat kanë kaluar në duart e Zotërisë së Tij, duke marrë prej dijes dhe mprehtësisë së tij shkencore, me të cilat e ka dalluar Zoti i gjithësisë, janë padyshim një mal me argumente për ta konsideruar Hoxhën tonë të nderuar një simbol të përkujdesjes hyjnore ndaj njerit dhe fesë së tij në këtë kohë, në çdo kohë!

Prezenca e Hirësisë së Tij në mesin tonë është bekim nga All-llahu, që nuk e humbi këtë popull, këtë komb. Prej tij, përzgjodhi dijetarë të përkushtuar, për ta ruajtur fenë Islame dhe për ta madhëruar misionin e zënies së diturive, që nga dita kur për herë të parë i reveloi profetit të fundit të njerëzisë, mesazhin e shenjtë: “Lexo me emrin e Zotit tënd që krijoi çdo gjë”!”

Më pas ka përshëndetur edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu. Edhe në emër të Kryetarit H. Selim Muça, ai ka përcjellur emocionin dhe kënaqësinë e kësaj vizite të Hoxhës dhe dijetarit të shquar islam me banim në Jordani, Shejh Shuajb Arnauti. Njëkohësisht ai i ka uruar Hirësisë së Tij jetë të gjatë, shëndet dhe begati të përhershme në jetë.

Me shumë emocion është përcjellur edhe momenti kur Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Bardhyl Lohja, ka lexuar motivin e titullit “Qytetar Nderi” për Shuajb ef. Arnautin, të cilin: “të gjithë anëtarët e kanë miratuar në mënyrë unanime”!

Ndërkohë, të pranishmit që e kishin tejmbushur sallën e kinema “Milleniumit”, kanë dëgjuar me vëmendje fjalën e urtë të Shejh Shuajb Arnautit, në të cilën dallohej qartë malli i tij për vendin e të parëve dhe dëshira për ta folur shqipen.

Gjatë fjalës, ai ka dhënë këshilla të vlefshme dhe porosi për të mos lënë pas dore fenë islame, për të ruajtur traditat burrërore me të cilat shqiptarët janë shquar përherë.

Në fund të fjalës së tij, Hirësia e Tij ka pohuar fuqishëm: “Me gjak jam shqiptar, por feja jeme asht Islami! Ju du krejt!”

Në këtë ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, drejtues të partive politike në Shkodër, anëtarë të Këshillit të Bashkisë, imamë dhe teologë, shkrimtarë, intelektualë, studiues, besimtarë etj.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...