Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Shkoder-Aktivitet shkencor-Numri 100 i gazetes UDHA ISLAME

Më 27 qershor 2011, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet shkencor me rastin e daljes së numrit 100 të gazetës “Udha Islame”.

Aktiviteti ka nisur me një insert në videoprojektor, nëpërmjet të cilit të pranishmit kanë ndjekur një përmbledhje të historikut të kësaj gazete, me foto të numrave të ndryshëm të saj, shkrimeve më të spikatura, personazheve kryesore të saj etj.

Në fjalën e tij të mbajtur me këtë rast, Myftiu Imam Muhamed Sytari ka vlerësuar rolin e gazetës “Udha Islame” në përcjelljen e mesazheve të paqes, harmonisë, edukimit me mësimet e fesë islame, nxitjes për dituri e përkushtim në jetë. Ai ka theksuar se nga tetori i vitit 2002 dhe deri më sot, gazeta “Udha Islame” është bërë shkak i botimit të tre librave; “Hap pas hapi me Udhën Islame”, (Muhamed Sytari, 2004), “Hapësirë në Islam”, (Arben Halluni, 2006) dhe “Bibliografi “Udha Islame”- 50 numrat e parë”, (Muhamed Sytari, 2007).

Më pas, duke vlerësuar mirësinë e madhe të All-llahut; lirinë e fjalës së lirë, besimit dhe mendimit, si dhe mirësinë e angazhimit me shkrimin e këtij mendimi e besimi, Myftiu ka përmendur se Shkodra është një djep i dijetarëve islamë ndër shekuj. Me këtë rast, ai ka përmendur disa prej hoxhallarëve më të spikatur të periudhës një shekullore, si: H. Halid Bushati, H. Jusuf Këlmendi, H. Sulejman Gavoçi, H. Ibrahim Kaduku, H. Ali Kraja etj, të cilët kanë lënë gjurmë të shkruara me dobi për brezat.

Aktivitetin e ka përshëndetur edhe drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, z. Agron Hoxha. Në fjalën e tij ai ka vlerësuar daljen e gazetës “Udha Islame” dhe rolin e saj në këtë periudhë 9-vjeçare. Ai ka spikatur rolin e drejtuesve të kësaj gazete dhe bashkëpunëtorëve, që bënë të mundur arritjen e saj deri në këtë ditë jubilare, duke përmendur edhe Myftiun e parë të periudhës postkomuniste, H. Faik Hoxha, i cili ishte edhe iniciuesi e daljes së numrit të parë të gazetës në 2002.

Në referatin e tij, teologu Arben Halluni ka folur mbi peripecitë dhe vështirësitë që shoqëruan daljen e numrit të parë të gazetës “Udha Islame”. Më pas ai ka përmendur disa prej vlerave kryesore që janë përhapur nëpërmjet faqeve të saj, muaj pas muaji. Nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunëtorët kryesorë të gazetës “Udha Islame” në vite dhe mesazhin e vazhdimësisë së saj me mbarësinë e Zotit.

Ndërsa teologu Altin Loshi ka referuar mbi rolin e medias islame në kohët bashkëkohore. Në fjalën e tij ai ka bërë një analizë të nevojës që ka Thirrja Islame për një media të konsoliduar dhe të aftë për të kryer misionin e saj, në rrugën e edukimit të shoqërisë me frymën e besimit në Një Zot, edukimin me dashurinë e Tij dhe nxitjen e njeriut për përkushtim në jetë.

Në aktivitet të pranishëm kanë qenë përfaqësues nga Kryesia e KMSH-së, personalitete të qytetit, intelektualë, etj.

Ky aktivitet ka vijuar më tej me shpërndarjen e numrit 100 të gazetës “Udha Islame”, si dhe bibliografisë: “Bibliografi “Udha Islame”- 50 numrat e parë”. Ndërkohë, të pranishmit kanë pasur mundësi të vizitojnë nga afër foto-ekspozitën e titulluar: “Udha Islame”-100.

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...