Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailKryetari Muca pret ne nje takim ambasadorin e Palestines
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça, priti sot në zyrën e tij ambasadorin e Palestinës në Tiranë, z. Issam Massalha.

Aktivitete

article thumbnailBashkepunim i suksesshem KMSH - Spitali Amerikan
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim...

Kosove shenohet 25 vjetori i revistes “Dituria Islame”

Revista “Dituria Islame” në një manifestim solemn në prani të drejtuesve më të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës, qeveritarëve, deputetëve, bashkëpunëtorëve, ish-kryeredaktorëve, redaktorëve, si dhe miqve të shumtë, më 23.06.2011, ka shënuar 25 vjetorin e veprimtarisë së saj të suksesshme në fushën e botimeve periodike.

Në këtë manifestim roli dhe kontributi i revistës “Dituria Islame” u çmua lartë si në aspektin fetar ashtu edhe në atë kombëtar, kulturor, historik e informativ. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Myftiu i Kosovës, z. Naim Tërnava, për rrethanat në të cilat doli “Dituria Islame” para 25 vjetësh, tha:

“Megjithëqë në sistemin komunisto-ateist, hoxhallarët tanë gjetën formë e mundësi që të botojnë një revistë, siç është “Dituria Islame”, e cila me kalimin e kohës u bë një tribunë e hapur e mësimeve për fenë, për kombin, për kulturën e qytetërimin. Dihet mirë që deri në fillim të viteve 50 në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, nuk e kishim asnjë titull të botuar në gjuhën shqipe. Dhe sot -elhamdulilah- kemi arritur që të kemi me qindra e mijëra tituj në gjuhën shqipe, kështu që tani edhe i riu edhe i vjetri ka mundësinë që të lexojë e të mësojë për fenë e vet, për kulturën e tij, për qytetërimin e vet, për të kaluarën e vet si shoqëri.

Më tutje duke vlerësuar revistën, Myftiu tha edhe këtë: “Dituria Islame dha një kontribut edhe në fushën kombëtare, qëndroi drejt, e dha vlerësime të drejta edhe për luftën në Bosnjë, Kroaci, pastaj në Kosovë e Maqedoni.”

Ahmet Sadriu – përgjegjës për veprimtari botuese në Kryesinë e BIK për përvjetorin e revistës, pasi përshëndeti e falënderoj të pranishmit tha: ”Jubile të tilla janë raste të mira që të kujtohet e kaluara, të vlerësohet puna e bërë, arritjet, sfidat dhe vështirësitë. Tani më s’ka dyshim që revista “Dituria Islame” paraqet një vlerë të rëndësishme të shoqërisë sonë në përgjithësi e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besimtarëve tanë të respektuar në veçanti.”

Në këtë aktivitet solemn, morën pjesë edhe dy përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha dhe Drejtori i Arsimit z. Altin Shima. Në emër të KMSH-së ka përshëndetur z. Agron Hoxha, i cili pasi përgëzoi e uroi zyrtarët e BIK, përcolli përshëndetjet dhe urimet e kryetrarit të KMSH-së Haxhi Selim Muça. Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm qe ka luajtur “Dituria Islame” në mbarë hapësirë shqipfolëse dhe më gjerë për një çerek shekulli të ekzistencës së saj të suksesshme.

Ndërsa, ish - kryeredaktori i parë i revistës “Dituria islame” Jetish Bajrami në fjalën e tij përshëndetëse, tha: “Të flasësh për Diturinë Islame, në cilësinë e themeluesit dhe kryeredaktorit të parë, donë të thotë të flasësh për një etapë shumë të rëndësishme dhe tejet delikate të kombit. Të kuptuarit real i rëndësisë dhe momentit të themelimit të kësaj reviste”. Në këtë përvjetor me referate vlerësuese për revistën u paraqiten akad. Feti Mehdiu dhe Dr. Hysen Matoshi.

Ndërsa, kryeredaktori aktual i revistës, Rexhep Suma, duke iu drejtuar të pranishmëve, tha: “Si revistë mujore, fetare, shkencore e kulturore e themeluar në qershorin e vitit 1986, “Dituria Islame” qëndroi e fuqishme në misionin e saj të informimit dhe thirrjes islame në vendin tonë, por dhe më gjerë. Ishte zëri i myslimanëve në kohën kur çdo gjë ishte moniste dhe jo vetëm nuk përfilleshin as përkraheshin mesazhet fetare islame, por ato edhe luftoheshin vazhdimisht”.

Në fund, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës në përvjetorin e 25 të revistës ndau dy mirënjohje: Haxhi Jetish Bajramit, kryeredaktor i parë i revistës “Dituria Islame”, “Për kontributin e dhënë në nismën, themelimin dhe udhëheqjen e suksesshme të revistës gjatë viteve 1986-1990”, dhe Mr. Qemajl Morinës, “Për kontributin e dhënë në kultivimin, afirmimin dhe sensibilizimin e fjalës së shkruar në revistën Dituria Islame”.

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBenzema dhuron 3 milionë euro per ndertimin e një xhamie ne Lion te Frances
Lojtari i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, Karim Benzema ka dhuruar tre milionë euro për ngritjen e një xhamie në Lion të Francës. Lajmi është bërë i njohur nga mediat më të...

Opinion

article thumbnailTe mesosh mbi fene nuk eshte predikim
nga Gentiana SKURA Para pak ditësh, kur po u shpjegoja studentëve të mi temën e ditës mbi marrëdhëniet mes Islamit dhe Krishtërimit në Evropë, mu drejtuan duke më thënë se e ndjenin...