Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Aktualitet

article thumbnailBotohet libri me i ri, i KMSH-se 40 HADITHE MBI MORALIN
Libri më i fundit, botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë “40 Hadithe mbi moralin” ka parë dritën e botimit këto ditë, kur mbarë bota përkujton lindjen e...

Aktivitete

article thumbnailHap dyert panairi i librit islam ne Shkoder
Paraditen e së shtunës, më 4 shkurt 2012, ka çelur dyert e tij Panairi i Librit Islam në Shkodër. Kjo iniciativë e Myftinisë Shkodër është përshëndetur nga...

Kryetarja e Kuvendit iftar me Komunitetin Mysliman dhe personalitete te tjera

Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli ditën e mërkurë dt. 1 Shtator 2010 ka shtruar një iftar në emër të Kuvendit të Shqipërisë, ku ishin të ftuar Kryetari i Komitetit Mysliman Haxhi Selim Muça, drejtorë drejtorish, myfti të rretheve të ndryshme,  krerë të komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, deputetë dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Kryetarja e Kuvendit, duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve, vlerësoi Muajin e Ramazanit si një muaj të jashtëzakonshëm për të gjithë besimtarët myslimanë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në mbarë botën.

Në fjalën përshëndetëse drejtuar të ftuarve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh se:

"Ky është një muaj, ku si asnjëherë tjetër, të gjithë ne ndiejmë, sesa e madhe është forca, sesa e madhe është fuqia që besimi të jep, për të qëndruar përpara dhimbjes,  për të besuar në ditë më të mira, për t'u udhëhequr nga besimi dhe morali më i mirë. Janë momente, ku të gjithë ne përjetojmë dhe kuptojmë se jemi të barabartë me diferencat tona.

Në një muaj të tillë si ky muaj më shumë se kurrë, ne e kuptojmë sesa e rëndësishme është dhembshuria, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur s’ka, sa e rëndësishme është të kuptojmë tjetrin kur është në vuajtje dhe të ndash me të aq sa mundesh, në familje dhe në shtëpitë e gjithsecilit.

S’ka sadisfaksion më të madh, s’ka gjë më të bukur, se të ndihmosh tjetrin, kur është në nevojë.

Sinqerisht ju falenderoj për ardhjen tuaj këtu dhe ju uroj  gëzuar këtë festë dhe ditë mbara për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, për kombin tonë”, - tha ndër të tjera znj. Topalli.

Ndërsa kryetari i KMSH-së ka falënderuar znj. Topalli për iftarin e shtruar, gjë që e ka bërë traditë të përvitshme, si dhe e ka mbyllur iftarin me një dua, për mirësitë e dhuruara nga Zoti i Madhëridhëm për besimtarët dhe mbarë njerëzimin.

 

 

 

Lajme nga Bota

article thumbnailBashkesia Islame e Malit te Zi, nenshkruan marreveshje me qeverine
Pas aktiviteteve intensive në fushën e përcaktimit të marrëdhënieve reciproke në mes të Bashkësisë Islame në Mal të Zi dhe të qeverisë malazeze, më 30.01.2012, në Villa Gorica,...

Opinion

article thumbnail21 vjet rilindje e Komunitetit Mysliman te Shqiperise
Me 23 janar 2012, u mbushën plot 21 vjet nga koha kur institucioni zyrtar i Islamit në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, mori formë zyrtare dhe nisi misionin e tij në përhapjen e mesazheve të...